A E DEGJONI


Aferdita Vela

A e degjoni britmen e Shqipërisë
qe nga gjumi naten te zgjon
eshte dhimbja e kesaj rinie
kur merre rruget e udheton.

Eshte britma e cdo rruge
kur ndjen hapat e largimit
eshte plaga e femijeve
kur ne dhe te huaj lindin.

A e degjoni britmen e cdo te moshuari
qe ka mbetur vetem ne shtepi
10 femije ne dhe te huaj
ne porte nuk i shkel njeri.

A e degjoni zhurmen
e cdo shtepie te shkaterruar
qe jan kthyer ne germadha
e eshte kthyer e pa banuar.

A e degjoni britmen e cdo are
edhe fushave mbetur ferre
pa na therrasin edhe eshtret e te pareve
mos e braktisni mëmëdhenë.

A.BudVela

About Post Author