A e di ?…Eralda Cuko


A e di,

se ka netë që gjumi s’më merr nga pritja

durimmadhe, që mes yjesh të shfaqesh ti

muza ime,ti e bukura Hëna ime magjiplotë?

A e di,

që të qelqtën dritare hapur për ty e kam ,

kundroj qiellin dhe pres të mbuzesh afër meje

duke mē buzëqeshur si dikur?

A e di,

se trishtuar jam dhe po mbytem nga t’miat lotë,

janë lotët e mallit ,janë lotët e zemrës që e

prushëruan të ëmblën fytyrë?

A e di,

se zemra nga malli gulçon dhe po firohem për çdo

minutë që kalon dhe s’po di më as të rroj?

A e di,

sa dëshirë po kam t’më ftosh në të brishtën

shoqëri tënden dhe t’më hijeshosh me dritëzën

e shpresës dhe rëzëllimin që ngjall mister?

A e di,

sa shumë i dëshiroj nanuritjet në buzëzën tënde

duke më pëshpëritur të ëmblat fjalë ashtu si dikur,

kur unë vështroja duke të dëgjuar plot kureshtje?

A e di,

sa shumë po dua t’më shohësh se si mbuluar jam me

dëshpërimin më të thellë që s’po më lejon të frymojë?

Po ti eja,

o Hëna ime qoftë edhe një të vetme herë dhe më lejo të lutem të sodis bukurinë mahnitëse duke të pëshpëritur:

se ti je e bukura ime,

je dritëza që ndrin timen udhë të errët,

je e vetmja pa të cilën dot s’po mund !…