A ja vlen..?
-Aja vlenë të jesh i drejtë ? -Më pyeti dikush,
Të jesh i mirë në këtë botë pa skrupuj, të ndyrë,
Gënjeshtra çdo ditë me krenari, barkun mbush,
Duke fshehur të vërtetën nën koren plot zgjyr !
-Përse u bë kështu kjo bot, e shplar, pa dinjitet ..
Vazhdoj të fliste miku im, plot vrerë, dhe neveri,
Trëmbesh dhe nga shoku, që ke shkuar një jet,
Duke u harlisur i ‘qeshur’ në fjalët plot dredhi !
-Përse kështu, dhelpëria të shkelë mbi dinjitet,
Fjala e drejtë, të shkoj pas erës si magji e ‘zezë’,
Të poshtërohet e vërteta, deri në tjetër jet,
Mbytur nga gënjeshtra, që të thumbonë si grerz!
Po priste miku im, i heshtur, përgjigje nga unë !
-Jetojmë në të njëjtin llum,- i thash, në një planet,
Dhe djalli shkon atje, ku ‘thellësi’ ka më shumë.
Duke zaptuar shpirtra injorantësh, pa dinjitet !
Buzëqesha hidhur, duke u çapitur nëpër kalldrëm,
Pas meje vinte një fëmij me të qeshurën e harlisur,
Ktheva kokën ngadal, duke i pëshpëritur një këng..,
Për filizat e njom, që botën e mir presin për tu ritur !
-Ja vlen të jesh i drejt, -i thash mikut ngadal,
Se këtë bot të ndyrë, se kan prishur humanoidët,
Ndoshta do duhet të ‘mbjellim’ më shum mirësi që fal,
Për të vrar lakmin e djajve, që enden si asteroidët !
