A ka të nesërme?Valbona Kolaveri


Në klithmat e natës

Të etur djajtë

Tek kërcejnë

Vallen e çmendjes sē tyre

Rreth zjarrit të inatit

Sa mundin

Të grisin shpirt

Në rrathët e ferrit

Ulërasin çmendinë

Epërsi e tyre

Mosbindjet e vetvetes,

Turfullojnë

Në kurthet e territ

Mbushur kacekët,

Vrer,

Rrotullohen së prapthi

Kutërbimeve të pista

Edhe shfryjnë

Pa drojë

Flliqësitë

Hijet

Po lëkunden shpirtrash,

Ku ëngjëjt,

Po kërkojnē jetë

Qiejve,

Ku prangoset drita

Pa frymë shpirti

Duart nën zinxhirë

Angështitë

Nën përqafime

Të heshtuna

Me veten,

Lutjet po shkrumbohen hi

Këmbanave drejt pritjes

Pa ta

A ka të nesērme?

S’e di.