A L D A M E R I N I
DËSHIRË DASHURIE
( Desiderio d’ amore)
një muzikë të heshtur ,
një breg deti,
që të notojë dashurinë e saj
të papërsëritshme ;
κëmbët e saj të zbathura ,
të lënduara dhe flokët e shkujdesur,
Ajo s’ kishte parasysh se kujtimi
është një patkua
i ngulur mbi derë.
Asgjë nuk donte nga
përsosmëria e së kaluarës, nga shkretimi i netëve vetmitare, nuk dinte se dëshira më e madhe
është në mendje ku shfaqen
gjëra të paimagjinueshme
dhe fluturon një ide drejt
enciklopedisë së Parajsës.
Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo K /56a.m.α.

Ndaj