Eralda Cuko
A mos je gjë shtojzovalle???

Kaq e bukur ti më qenke,
kudo shkel pasionin ngjall!..
A mos je gjë shtojzovalle,
Dukesh si krijesë magjike,
kaq magjepsëse dukesh ti…
Me shikimin tënd m’huton,
vallë mos më ke bërë magji???
Kënga jote kaq e bukur,
një gëzim nē shpirt më zgjon…
Edhè n’ëndërr seç më shfaqesh,
tok me mua ti vallëzon…
Si e dehur bredh livadheve,
aromë lulesh seç lëshon…
A mos je gjë shtojzovalle,
me tuat syçka më shiton???
Vjen më nanuris ca fjalë,
me tuat buzë të purpuruara…
Ah, ta dish sa mall më ngjall,
shtojzovalle shumë të dua!…
Eralda Cuko

Të gjitha reagimet:
11Ti, Gori Stafa dhe 9 të tjerë