A mund tё motёrzohen dy botё-Nga Dr Selman Mëziu


Nga Dr Selman Mëziu

 Skicë

Dy makina të shpikura nga njeriu në Tiranë 2021

           Sot bulevardi mbante erë pluhuri të zi. Sigurish jemi në stinën e verës. Gomat e makinave e fërkojn asfaltin pa mëshirë.  Edhe karroca ime rrotëza hekuri të nikeluara të njëjtën gja ban. Gara në jetë të shungullon shpirtin. Të emocionon. Të jep forcë. Të shton energjitë. Por ja që ato ngjizen e ç’ngjizen pa mëshirë. Ndërsa dhimbja  që gjakos edhe shpirtin anon në njërën anë. Ai në makinën benx e ka ndenjsen mbi kolltuk.

Në karrocën ngarkuar për dreq. Unë i munduari me gjoks e duar tërheq atë. Si qetë parmendën, plugun. Hedhurina të mbledhura kazaneve. Ushqim e vlera perdorimi për mua. Duar të plasaritura gjithëkund i kam. Me disa preka të zeza në fytyrë. Kurmë parakalojn benxa lluksoz me dridhen qerpikët. I shikoj me bishtin e syrit. Inatosem mevete.  Revoltohem mekarrocën me lloje ngjyrash, të zeza, të bardha, por të zbehta.  Kurse makinat që vështroi çdo ditë, shkelqejn si pasqyra.  Sytëmë langëzohen nga lotët e mundimit. Dhe për brenda më zien pseja e gjendjes time.  I djersitur. I llangosur.  I shkërmoqur fizikisht, nga shpirti e morali. Mirëpor… Jeta kërkon çdo orë e ditë ripërtritje. Qelizash. Energjishë. Shpirtërisht. Jetën me e ba ma të bukur. Jetaështe si një grenxë që lëviz, pickon e kthehet në fole. Ajo është si atomi me elektronet negative e pozitive që lëvizin në orbita të caktuara. Edhe unë mendoj nuk mund të dal jashtë tyre. Energjia më duhet për jetesë. Përtë mbledhur ushqim. Përtë përtëritur energjitë e muskujve të krahëve e kambeve. Derisa t’i çoi te shtepia me çerpiqë. Aty më presin fëmijët.  Gruaja ime e dashur.

Sakaq fuqitë m’u këputën. Forca më la. Shiu me qullosi. Trupit m’i vjen era djersë. U ndala. Nuk mundesha. U këputa. Në anë një benx blu. Edhe rrotat i shkëlqejn.  I rrezatojn dritë. Brenda një burr i holl, i gjatë si pilirak. Flokët hedhura me një anë. Mezi e shikoja përmes xhamave xais. I kollarisur. Unaza e floririt i shkelqente fort. Sytë e mi u mbytën në rruaza lotësh.  Unë një hiç në këtë botë.  U pendova përse u ndala. Perse? Revolta mbeti brenda. Edhe pse ishte një lamsh i zjarrtë.

   Unë u zhgrryva gjithë ditën. E tani ngriva.Unë dhe karroca ime. Po kjo i ngjane një virane. Një shpikje  miliona vjeçare. Kurse për mua asht drita e syve të mi. E megjithatë ajo për mua asht jeta. E jo vetëm e imja. E Mirjanit, Anifes,  Eleonorës.  Largova sytë nga benxi. Padashur sytë me rrëshqitën mureve, dritareve të pallatevedhe kullave. Ndërsa unë këtu një zvarranik i kësaj bote. Unë dhe ai si një hollak i kollarisur e kushedi çfarë profumi i ka hedhur rrobave.  Kushedi se çfarë do të hajë për darke. Xhamat xais. Elektronet vetëm levizin. Unë i gjori njëri nga këto elektrone.

    Yjet po shuheshin në galektikat e tyre. Unë po tretesha si qiriu. Karroca methasë mbushur me çfarë gjeja. Kazanet mbusheshin,  zbrazeshin për ditë. Unë isha një grricës i tyre. Edhe pse shiu bie iqete ose me stuhi. Edhe pse acari i dimrit me skuç gishtërinjt. Ndërsa zotria i kollarisur nuk i ka këto belara. Jo  more jo.  Po pse jemi dy? Po pse jetojm këtu pranë e pranë?  Po pse kjo padrejtësi njerëzore. Unë dhe ai. Dy botë. Dy jetë. I të së njëjtës tokë e kombësi që na ushqen. Megjithatë kurrë nuk mund të jemi një. Pasha bukën e pasha kripën kurrë bre kurrë. Koha më ka lanun  batall. E thua vetëm mua?