A ndryshon koha:Kasam Shaqirvela


A NDRYSHON KOHA

Shpeshherë dëgjohet thënia se, “ka ndryshar koha”?! Por në të vërtetë a ndryshon vallë koha duke i ndryshuar edhe vetë njerëzit apo janë njerëzit ata që e ndryshojnë vetveten së pari madje e ndryshojnë edhe natyrën ose faktorin kohë…!

Nuk më brengosin ndryshimet sepse gjithçka është në lëvizje dhe evoluon;.. herë-herë me evolucion e herë-herë me revolucion.. Por, po më brengos ajo që njerëzit po ndryshojnë në karakterin e tyre! Si ka mundësi kjo? Megjithatë, sot, zhvillimi teknologjik i njerëzimit ka arritur shkallë të lartë madje ai kompjuteriko-informatik rend me gallop… Kuptohet se edhe kjo e ka çmimin e vet, pra, sa ma shumë të jetë rritur zhvillimi ekonomik e teknologjik, resurset njerëzore kanë arritur një nivel të lartë profesional….që është më se i kërkuar për kohën që po e jetojmë por edhe për globalizmin botëror dhe globalizimin tonë…

Ka ndyshuar koha… edhe at; shum; bile..! Në çdo fushë të jetës ka ndryshime të madje të mëdha. Periudha e tranzicionit nuk ka përfunduar akoma..Në kuptimin ekonomik ka individë e firma që janë ngritur, sit ë thuash, “brenda natës” por, ka dhe të tillë si individë dhe si firma që kanë rënë për një kohë relativisht të shkurtër. Kësaj siç thotë populli “ i ka vu kapak” edhe “Kovid 19” , ..pandemia që çorroditi njerëzimin e paralizoi ekonominë… ”Ah kjo sajesa me mëlmesa”..?!

Në kërkim të jetës më të mire, rinia ka lënë vendin e vet dhe ka marrë rrugët e botës! Ndjenja për token tënde është fishkur. Shpresa për të ardhmen tënde këtu është sosur…Ç’kohë e vështirë për brezat, “quo vadis albaniens”(ku shkojnë shqiptarët)..Çfarë kohë e pasigurt për të nesërmen tonë..!?, “O Tempora!”. Sot më shumë po jetohet për të tjerët sesa për vete apo familjen. Kriza ekonomike kafshon me dhëmbët e mjerimit migjenian,…nga ana tjetër dalja në vende publike, restorante e vende për ndejë bëhet me të madhe bile me “sofra krushqish”,…?! Selfi-jet nuk mungojnë nëpër profile në Fb e Twiter apo Instagram…çfarë mrekullie! Ku i gjejnë paratë, o zot, në këtë krizë që po na kafshon përditë e më shumë?

E kam fjalën për një kastë apo atë masë e cila e bën këtë jo se, gjithaq, i ka nevojë zemra për të përmbushur kërkesën biologjike të organizmit se sa që e ka dëshirën e shpirtit,… edhe atë, “pro forma”, për paraqitjen e vetë nëpër mbrëmje të ngjarjeve të tipit “aristokrat”, përplot “glamur”..?!

Edhe populli hyjnor, me mendje të ndritur, e ka një thënie të qëlluar që përputhet me këtë që u përshkrua më lart…, ”plas ore grun prej melit se, grunin e hanë agallarët a melin e hanë bythçerrtit(të reckosurit)”…