A të kujtohet?Ndue Ruçi


Prill…

A të kujtohet?…

A të kujtohet ty kjo mbrëmie?…

Një mbrëmie prilli, tok të dy…

I mbushur plot, me tinguj zemre,

Diçka hyjnore, të thash ty!…

Dhe rrodhen tingujt, mrekullisht!…

Si melodi, a si një krua…

Dhe, si n’ëënderr, pafajsisht,

Të pëshperita: – Ty të dua!…

Ti, buzëqeshe fare leht…

Petale lulesh çelën buzët…

Dhe pse ti heshte, heshtja flet.

O, ç’fllad pranëvere zgjuan puthiet!.

Na rrihnin zemrat o, sa fort!…

O, ç’tinguj nën një përqafim!…

Rrëshqisnin gishtat nëpër flokë,

Si diell ndër re… me përmallim!…

Dhe binin tinguj nga ç’do kënd…

Si ca petale, flok’ dëbore!…

Dhe ëndrrat ndritën, si argjënd,

Kur Hëna bie, mbi lulemolle!.

Diçka hyjnore, të thash ty!…

I mbushur plot me tinguj zemre!…

Një mbrëmie prilli, tok të dy…

A të kujtohet, ty kjo mbrëmie?…

***

A të kujtohet?…

About Post Author