A thu ?Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

A thu tharmit të dashnisë

Je derdh shpirtit tem

Që po vuj kaq shumë

Ma thuj

Veç me një fjalë,

Se shtatëqind ninza sysh

Do të shkëlqejnë

Me t’pa,

Në shtatqind zemra ndjenjash

Që po rrahin fort

A thu

Po më don njaq shumë?

Sa thu,

Se stringlat shpirtit

Do ia vesh

E do t’vallzoj

Vallen e hënës së ujkut

Dhe do të ulëras

Erës së bjeshkës

Për tek ti.

A thu je dashni

për mu?

Ma thuj.