A thua do të vish me pranverën?!Llesh Gjoka


Llesh Gjoka

Fuqi shterruese është kjo pritje, ky dimër, lëngatë e gjatë

Zëshuar jam akoma në lutjet e mia

Edhe pse i përpiva me sy dritaret nga lbyrte drita

Shtegut nga do të vije ti akoma sundon hija…

Tik – tak, tik – tak! Zembrek i ndjenjave më pulson

Muzikë e ëmbël mbi tastierën e ëndrrës sonë po luhet

Lutem që fundimit të stinës të mos krrehem

Si dritë qiriri në altar të mos shuhem.

A thua do të vish me pranverën, një thirrje më shkund nga larg

Mbase isha unë në dehje kur akoma mbretëroja gjallimit

Po të kisha pranë, gjer në qiell te yjet do të ngrija lart

Veç hiqma sysh, të përgjërohem, atë futën e zezë të dimrit!

A thua do të vish nga deti, e bukur Nereidë?!

Apo një Driadë mugullimit të heshtur në një pyll?!

A thua do të vish nga qielli, bijë e palumtur perëndish?!

Emrin tënd në gjoks tash e mban një yll.

A thua do të vish me pranverën, stinën tonë idilike?!

Vagëllimthi pasqyrash më shfaqesh, pastaj se si më zhdukesh

Më le një ftesë kur qielli i kaltër nga re të holla të rimet

Një zjarr që na digjte herët, sërish të mos shuhet.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule