Përkujtojmë gazetarët e vrarë në Ukrainë:nga Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Nga lufta e Dytë Botërore na kanë mbetur mjaftë pamje të dhunshme dhe mizore dhe njerëzimi me të drejtën e tij mallkoi dhe dënoi nazizmin madje kërkoi e vuri para drejtësisë nazistët deri në strofullin e tij të fundit.

Hitleri nuk mund të bënte gjë tjetër përveçse me fuqinë, që ju dha për të shkatërruar botën e kreu me sukses.

Nuk mund të gjendej një njeri i tillë se sa Hitleri me kaq shumë probleme. Mirëpo çuditërisht thuhet se kjo dreq histori përsëritet sërish. Ata që luftuan me trimëri në dimrat e ftohtë të viteve 41-44, që thyen bishën naziste në kufijtë e kryeqendrës së tyre,që i treguan botës se kush ishin ata dhe çfarë bënin për vendin e tyre, sot po na sjellin sërish një pamje të asaj kohe të vjetër,veçse zhaurima e bombave,

mortajave dhe autokolonat, që nisen drejt kryeqendrës së tyre nuk u përkasin më bishës naziste. Çuditërisht dhe për faqe të zezë të tyre ato janë ruse.

Ajo autokolonë që ju shikoni aq km e gjatë është ruse dhe nuk vinte nga Berlin,por nga Moska duke përshkruar Bjellorusin.

Ato predha dhe mortaja që gjuaninë,çdo ditë civilë të pafajshëm nuk u përkasin armëve të rënda që zhvilluan nazistët, për të qëlluar deri në Londër dhe më tej,por u përkasin rusëve.

-Ata të pafajshëm, që ishin në radhë për bukë apo duke u strehuar në bodrume apo ishin në banesat e tyre ishin ukrainas dhe armët, që ata i vranë ishin ruse. -Ai tetarë që u shkrumbëzua nga gjylet ishte ukrainas dhe gjylet ishin ruse. -Ajo ndërtesë, që u shkatërrua dhe ne pamë në Tv copat e predhave ,që e goditën ishin ukrainas dhe predhat ishin ruse.

‘Ata, që lëviznin këmbëzën për të hedhur gjylet shfarosëse nuk ishin më fricët e frikshëm nazistët, por thjeshtë ishin ata rusët e sotëm.

2.

Nga kujtimi i hidhur i Luftës së Dytë Botërore kanë mbetur filmimet.

Ndërsa sot nga lufta, që rusët po bëjnë në Ukrainë kanë mbetur pamjet që tregojnë për gjenocid kundër civilëve të pafajshëm.

Këto pamje nuk erdhën vetë te ekrani ynë diku në një cep të Evropës,apo ndonjë vendi tjetër Amerikës Latine,Afrikës e më tej. Ato i sollën përmes flakëve dhe bombardimeve gazetarët dhe kameramanët heronj ,që shkonin në frontin e luftës njësoj si ushtari me pushkë,veç këta të fundit nuk vrasin njeri dhe armët e tyre nuk përbëjnë rrezik,madje këta të fundit nuk kanë mundësin as të mbrohen .

Me ndonjë antiplumb apo helmet në kokë ata lëvizin andej këtej në frontin e luftës pa e ditur se gjylet ruse mund ti shigjetonin edhe ata.

Mirëpo edhe ata si ushtarët e thirrur në front edhe ata të dërguar në front ,nuk ju trembën vërtet vdekjes.

Mirëpo s’kanë çfarë ti bëjnë asaj kur ajo i nënshtron vërtetë me mellanin e saj të zi.

Një vit më parë në fillim jave yë marsit të vjetshëm,dy gazetarë të kanalit amerikan Fox News u vranë nga të shtënat me armë pranë Kievit .

Midis tyre, Pierre Zakrzeëski, një kameraman franko-irlandez. Ky gazetar i cilësuar si “Një aventurier ” kishte mbuluar shumicën e konflikteve të dhunshme në botë për më shumë se 30 vjet.

Ata vdiqën në një mision në Ukrainë. Dy gazetarët e Fox News Oleksandra Kuvshynova dhe Pierre Zakrzeëski u vranë në Horenka, në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, “Kur automjeti i tyre u qëllua”, u raportua në një deklaratë të nesërmen e vrasjes së tyre.Një tjetër koleg i tyre mbeti i plagosur. -Oleksandra ishte ukrainase.

– Pierre kishte shtetësi të dyfishtë franceze dhe irlandeze.

Në një deklaratë për shtyp ata u quajtën : “Militant të zjarrtë të lirisë për të informuar”.

3.

Dy fjalë nga imediat botërore për vrasjen tragjike të dy gazetarëve.Kështu Francebleu.fr thotë:”

Në moshën 55-vjeçare, Pierre Zakrzewski kishte shtetësi të dyfishtë franko-irlandeze. Me qendër në Londër, ai kishte mbuluar shumicën e konflikteve të dhunshme në botë për më shumë se 30 vjet dhe kishte qenë në Ukrainë që nga shkurti. “

Ai ishte një aventurier që shkaktoi takime të mëdha, ai ishte shumë i përulur dhe njerëzor dhe nuk kishte humbur asnjë nga ndjeshmëria e tij gjatë viteve,” tha një anëtar i familjes së tij për AFP.

“Ai nuk ishte thjesht duke filmuar, ai ishte në shërbim të të tjerëve. Vetëm një javë më parë në Kiev, ai ndihmoi për të strehuar një foshnjë të porsalindur të gjetur pas një bombardimi”, shtoi i afërmi i tij, duke theksuar se ishte “i aftë të punonte në një lartësi prej 6000 metra, si në vapën e Afrikës” dhe se ai kishte “dëshmuar të gjitha konfliktet në Afganistan, nga kryengritja e muxhahedinëve kundër ushtrisë ruse në kthim të talebanëve”.

Në Tëitter, një nga kushërinjtë e tij, mikpritës në NRJ, ngjall gjithashtu cilësitë e shkëlqyera të Pierre Zakrzewski: “Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, etik dhe human”. Pierre Zakrzewski u shpërblye në dhjetor nga Fox Neës, veçanërisht për faktin se “ka luajtur një rol kyç në evakuimin e përkthyesve tanë të pavarur afganë dhe familjeve të tyre pas tërheqjes amerikane” nga vendi, nënvizoi Suzanne Scott. Kryeministri irlandez Micheal Martin tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e shtetasit irlandez dhe gazetarit Pierre Zakrzeëski”, në një mesazh në Tëitter. Ai dënoi gjithashtu “këtë luftë të verbër dhe imorale të Rusisë kundër Ukrainës”.

Kryeministri irlandez Micheal Martin tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e shtetasit irlandez dhe gazetarit Pierre Zakrzeëski”.

Në Twitter, “Reporterët pa Kufij”u bëri thirrje palëve ndërluftuese “Të mos i bëjnë gazetarët objektiva të luftës”.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, njoftoi më herët në faqen e saj në Facebook se një gazetare britanike e plagosur në këmbë nga predha është shtruar në terapi intensive. Ajo kishte postuar edhe një foto të kartës së saj zyrtare për shtyp, teksa kishte fshehur emrin dhe një pjesë të fytyrës së gazetares së plagosur.

Të dielën r atij marsi një gazetar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos nga plumbat në Irpin, në periferinë veriperëndimore të Kievit, skenë e luftimeve të ashpra prej disa ditësh. Brent Renaud, një fotograf dhe regjisor 50-vjeçar i pavarur, u qëllua në pjesën e pasme të qafës gjatë vozitjes, sipas një mjeku ukrainas. Një gazetar ukrainas ishte vrarë në bombardimet ruse të kullës televizive në Kyiv.

Kështu edhe kjo luftë nuk po kursen edhe misionarët shtypit të lirë.

About Post Author