A zgjidhet !Boris Miska(Specialist i sigurisë rrugore)

A zgjidhet !

Boris Miska

Specialist i sigurisë rrugore

Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike etiketohen si ‘përdorues rruge’ nuk mund ta ndjej në kurriz gjendjen aktuale të trafikut rrugor. 

E thënë më qartë problematika e sigurisë rrugore është shumë më serioze se sa duket.

Siguria rrugore nuk është një çështje kaq e thjeshtë sa mendohet, ajo mbetet pjesë e sigurisë së përgjithëshme, pasqyrë e kulturës qytetare, panoramë e komunikimit dhe edukatës në trafik, respektit e përgjegjësisë ndaj ligjit, atij rregullatori që shoqëria ka dakorësuar ta shkruaj në synim të bashkëjetesës e rregullit.

Gjendja aktuale nuk është krijuar në një ditë, as në disa vite, ajo ka ardhur drejtë rëndimit si rezultat i politikave dritëshkurtëra, pa vizion e vullnet për t’i zgjidhur në afate e qëndrueshmëri kohore.

Hedhja në tregun e konsumit të praktikave e fushatave që të shtyjnë më shumë në rëndim se sa në lehtësim të asaj që duket, tregon për fat të keq se jemi ende larg së uluri për ta parë të vërtetën në sy.

Sigurinë rrugore e sjellin në udhë vetëm ekspertët e specialistët e fushës përkatëse, ata afrojnë rrugëzgjidhje, forma e praktika të vërteta, të besueshme e të prekshme nga qytetarët.

Politika ndihmon me vizion, burime financiare, vullnet e dëshirë për t’u marrë seriozisht me problemin.

Në këtë kaos real dhe kohë diskutimesh shterpë, shohim rëndom gishtat të drejtohen lehtësisht në kahje të ndryshme, ‘faji’ hidhet me dhe pa të drejtë mbi strukturat përgjegjëse, policia rrugore mbart mbi kurriz ‘gurët’ më të shumtë, kërkohen ligje të tjera, më shumë ndëshkime, përgjegjësi nga autoshkollat, edukimi etj.

Do të ishte dritshkurtësi të mohoje ndryshimet e ndodhura gjatë dekadave në trafikun rrugor.

Sot kemi më shumë rrugë, autostrada, më shumë automjete, rritje të shpejtësisë në qarkullim, ulje të kohëmbërritjes në destinacion, më pak aksidente, më pak humbje jete e lëndime, krijim të një kulture shumë më të ndryshme nga e kaluara, etj.

Të marra së bashku këto e vlera të tjera janë një faktor ndihmues në çdo hap që do të hidhet, është një terren më i lehtësuar mbi të cilen mund të marrësh frute të shpejta e të dëshiruara.

Por kjo mbetet pak nëse ‘mjaftohemi’, e lemë në stadin aktual, në amulli e pa shpresë, i afrojmë zgjidhje të çastit, jo serioze dhe të pakbesueshme.

Eshtë fare e thjeshtë të konstatosh, kjo është lehtësisht e provueshme dhe për fat përdoruesit e rrugëve kur janë pyetur i kanë të mpiksura shkaqet reale për aksidentet, faktorët, përgjegjësit që i shkaktojë ato.

Analizat janë të pafundme dhe nuk mjafton një shkrim, diskutim në studio televizive a tryeza ekpertësh, fushata e ‘plan-masash’, pasi duhen afruar zgjidhje konkrete, të hidhen hapa të shëndetshme, të mirëmenduara, të bazuara në ekpertiza e analiza serioze, jo amatorë por njerëz të fushës, në dakortësi prej të gjitha strukturave përgjegjëse.

As më pak e as më shumë ka nevojë t’i përqasemi përvojës së vendeve të zzhvilluara, pa pretenduar se do na duhen gjetje‘origjinale’, thjeshtë t’i bëjmë ato tonat.

Si zgjidhet!

Nuk mund të pretendoj se jam i saktë apo të marr guximin ta shtrij shikimin mbi një terren të gjërë, ndërmarrje kjo e pamundur qoftë për një specialaist, ekspert a kushdo qoftë.

Le të ngulim shikimin në ‘kopshtin’ tonë, në Metropolin që po i afrohet milionshit, tek Tirana.

Pse ka kaq problematika dhe kaos, nivel të ulët të sigurisë në rrugore, fluks të shtuar, dëmtime, zhurmë, ndotje të ajrit, kohë të zgjatura në trafik, humbje të durimit, konflikte.

I marrim me radhë; sensi i qarkullimit.

Kjo është puna e parë që duhet kryer, biles sa më shpejt, jo me arrnime, adoptime që nuk sjellin lehtësime por shtojnë hallin, pasi ka nevojë të ribehet nga e para.

Me teknologjinë e re dhe njerëz të ditur është plotësisht e mundur që në një kohë të shkurtër Tiranës t’i rikrijohen kapilarët e qarkullimit, harmonizohen lëvizjet me synim eleminimin e grumbullimeve, ngecjeve në rrugë, disiplinimin përmes një sinjalistike të mirëstudjuar, dhënies së kahut e drejtimit të përcaktuar me synim;

më shumë lëvizshmëri më pak qëndrime, humbje kohe!

Tjetër!

Dekurajimi i përdorimit të mjeteve vend e pa vend.

Këto dalin në rrugë për arsye nga më të rëndomta, tëpanevojshme, por që sjellin jo pak problematikë në trafik.

Gjëja arrihet përmes dy hapave të mjaftueshme, konkrete dhe tëbesushme, të prekshme nga qytetarët, për ata që e përdorin trafikun në çdo kohë.

Rritja e cilësisë së transportit publik, mjeteve urbane, kapaciteteve, lehtësimit të rrugës, ulje të kohës në qarkullim, shërbim i mirëmenduar për të gjithë qytetarët e jo vetëm për ‘njerëzit pa makina’.

Kjo nga njëra anë e nga ana tjetër zgjatja e rrugëtimit për mjetet e vogla do të sjellin jo pak lehtësim në trafik, do reduktojnëlëvizjet e panevojshme.

E thënë shkurt; ulje të kostos së udhëtimit me transpost publik, dhe nga ana tjetër rritje të kostos me mjet privat.

Po kaq urgjente është edhe..

Disiplinimi i kohëfurnizimit të subjekteve tregëtare, qofshin këto me aktivitet të madh apo biznes i vogël.

Janë bërë llogari të bazura në numërin e mjeteve që përdoren për këtë qëllim, shifrat reale të biznesit të vogël e supermarketeve, pikat e furnizimit, etj dhe kjo ka treguar se trafikut në Tiranë i shtohen në orët e pikut të ditës, në mënyrë fare të pakuptimtë mijra e mijra automjete të shumë përmasave e fuqisë motorrike, të cilat mbeten ‘kanceri’ i qarkullimin në rrugë.

Bllokojnë parkimen, stacionohen për kohë të gjatë në dyshe trashe, acarojnë shoferët.

Pra mjafton vetëm kufizimi i kohës dhe orarit, bie fjala pas darkës deri në mëngjes dhe do shohim se sa frymëmarrje lehtësuese do sjellin ne trafik.

Për ta mbyllur!

Arsyeja e vërtetë që më uli të shkruaj diçka në synim dukshëm të sinqertë është diskutimi i ‘zjarrtë’ që po bëhet këto ditë për parkimet, ndëshkimet deri me ndjekje penale, pasi nuk dua ta ndot shkrimin me fjalën ‘burg’.

Pasi nuk është kjo rrugëzgjidhja

Problemi kryesorë, i tejmbarsur dhe gjithnjë e më i ngarkuar për Kryeqytetin mbeten vendqëndrimet.

Dukshëm mungojnë parkimet, janë ende pak, shumë pak. Edhe ato që janë nuk po dinë të administrohen prej pushtetit lokal.

Dhe, më shqetësuese vjen fakti se afrohen më shumë ndëshkime se sa zgjidhje.

Shifrat e sjella çdo ditë nga policia rrugore për penalizime tëshkelësve të ligjit, gjobat, të cilat sa vijnë e shtohen, për fat tëkeq nuk kanë ndryshuar asgjë në drejtim të lehtësimit, ndryshimit të sjelljes, respektit ndaj tabelave, tolerimit etj.

Perkundrazi, kronikat e lajmeve vijnë çdo ditë me ngjarje që nëthelb kanë ato që konsiderohen 

‘motive banale’ zënkat për një parkim, bllokim rruge etj.

Zgjidhja është tek pushteti në piramidë, por më tepër tek ai lokal.

Studimi i lëvizjes, banorëve, rrugëve, mjeteve, hapsirave dhe planifikimi që në një kohë të shkurtër  të ndërtohen parkime disakatëshe, nën e mbitoksore.

Zbutet por vetëm nëse duan, ulen dhe e bëjnë!

Mos jep veç leje ndërtimi për pallate, por afro oferta për të krijuar këtë shërbim kaq të nevojshëm për qytetarët, por dhe i leverdishmëm për biznesin, dhe jo vetëm.