Abas Goxhaj-KURVELESHI I LABERISË..!


NË JUBILEUN E 110 TË PAMVARESISË..!

KURVELESHI I LABERISË..!

O Kurveleshi me derte,
qysh duron p’r ato lezete,
djem e vajza krahë blete,
u bëre e flet me vete..!

PAK NJOHURI PËR KURVELESHIN..:

KURVELESHI,, si pjesa më malore e kështjellë e Laberisë, është krahinë gjeografiko-kulturore dhe etnografike, që shtrihet në J.P. të saj. Karakterizohet si zonë blegtorale.
Ka një siperfaqe prej afro 700 km. katrore.
Kjo krahinë shtrihet midis Lumit të Shushicës dhe atij të Borshit në Perëndim të Vjoses në Veri e Verilindje dhe të Kardhiqit në Jug.
Për vetë karakterin e terrenit ku shtrihet krahina dhe fshatrat që e përbëjnë atë, Kurveleshi ndahet në Kurveleshi i Siperm dhe Kurvelesi i poshtem. Kurveleshi i Siperm përbëhet historikisht nga 10 fshatra dhe konkretisht : Gusmari, Vermiku, Nivica, Rexhini, Progonati, Kekdushi, Golemi, Kaparieli, Picari dhe Kolonja (në përbërje të kësaj të fundit hyn edhe Medari). Kurveleshi i poshtem përfshin 5 fshatra : Kuç, Bolenë, Kallarat, Fterre dhe Çorraj……

PO, PSE E KA MARRË EMRIN KURVELESH kjo krahinë:?

Ka shumë gojëdhëna, por unë do perqendrohem tek argumentat e shkruara dhe më të besueshme:
1–Kjo krahinë , si pjesë e krahinës LABERI, bënte pjesë në teritorin e KAONISË, ku në të jetonin 33 fise, por më I madhi ishte fisi ÇERVESEJT, që banonte në teritoret e sotme të KURVELESHIT.
Ja se ç’farë shkruan Shyflau—M—VAM, f. 95:..
“..Kjo popullsi, nuk gëuonte një emër të perbashkët,por : Grisejtë, Krilisjetë, Plesejtë, Çervesejtë..(Kurveleshi I sotëm, që permëndet si njesi e veçantë dhe e shkeputur më 1480.- shenimi im)..”
2— Në librin e familjes “Lybohova”(Mufit), shkruhet midis të tjerave se:
–Në kohën e sundimtarëve të Napolit, një komandant I ushtrisë së saj, I dergoi lajm, komandantit të fshatit Zhulat e krahinës- PAPA ZHULIT, se kërkonte të kalonte me ushtri të madhe , përmes teritorit të krahinës, për në Maqedoni. Por PAPA ZHULI nuk ja miratoi. Atëhere ,komandanti I Napolit, u nis me ushtri të armatosur drejt Zhulatit.. Papa Zhuli, organizoi një ushtri rreth 500 luftetarësh trima dhe I zu pritë në Qafën e Skerficës.
Kur pa ushtrinë napolitiane,, si mizë lisi, që ju ngjit Qafës, atëhere Papa Zhuli e trehoqi ushtrinë rreth majave. Ushtria arriti në gropëne madhe , ku shtrihet F.Bardha sot dhe kërkoi në takim Papa Zhulin. Komandant Zhuli shkoi dhe sa u afrua, pa që në krye të asaj ushtrie, ishte një komandant, me kokë e fytyrëtë mbuluar me lesh të gjatë, ku vetëm sytë e egër I ndrinin, si per t’a perpirë.
Në këto kushte, Zhuli, u detyrua të kerkonte paqe, për të mos u vrarë trimat, mbasi nuk e perballonte dot gjithë atë hordhi.
Komandanti Napolitan, si ndeshkim, që nuk kishte pranuar,që në fillim Papa Zhuli, të kalonte ushtria e tij, pranoi paqen por I vuri kusht që : Hapi një hartë të madhe të teritoreve Arbenore dhe me një pendë pule të ngjyrosur, shenoi teritoret e Kurveleshit të sotëm duke I vënë kusht Zhulit, që këto teritore të emërtoheshin me emrin e tij që njihej gjithëandej KRYELESH…!
3—Krahina e Kurveleshit, duke qënë shumë kohë nën juridiksionin e HIMARËS, banorët e Bregdetit, kur niseshin për në këto male, mbuluar me dhën e dhi(kryesisht), thoshnin: “.. Do shkojmë “KU VELESH”, nga qumështi, mishi, djathi, gjalpi, gjiza shumë të shijshme..”.ku më von, banorët e shqiptuan më drejtperdrejt..KUR VELESH, (kur shkon në ato male.
Ç’do krahinë, ka si kufinj natyror, ose luginat e lumenjëve, ose kreshtat e maleve, kryesisht.
Por është interesante se pse nuk janë perfshirë në teritorin e Kurveleshit, fshatrat e Shtepezit, Koronit, Humelicës, që janë brënda lumenjëve të Drinos e Kardhiqit, që nuk ështe perfshirë edhe Borshi, ku nuk e ndan asgjë nga Fterra e Çorrajt..etj.
Po fshati Zhulat, më I madhi I asaj kohe, vendlindja e Papa Zhulit, pse nuk e perfshiu komandanti KOKËLESH, ku asgjë nuk e ndan nga Kurveleshi..?!

RELIEVI I KURVELESHIT.

Formacionet malore,në formën e vargmaleve , pllajave e rrafshnaltave kanë perberje kryesisht gëlqerore, fosforike e shtufore.
Këtë formacion tepër të ashpër, e “presin” si me gërshërë, grykat e honet e thella, ku më të veçanta janë kanionet e Nivicës, Progonatit, Kaparjelit etj., të thella deri 200 metra. Dallohen shumë fenomenet karstike, të cilat kanë krijuar shumë sterra, shpella e guva..
Ka pakë fusha, rreth fshatrave.
Në veri, ngrihet si karakoll hierëndë, mali më i lartë i krahinës, KËNDREVICA 2121m. i lartë.
Të mundesojnë, për të depertuar në këtë KËSHTJELLË natyrore qafat: e KRESHTËS, në V.L, e BORSHIT, në J.L., e KAPARJELIT, në Jugë, e REHOVËS, në Lindje, e BËNÇËS, në Lindje, e VERMIKUT, në V.P.
Perbërje gëlqerore dhe copetimi i madh, ka berë që në këtë trevë, të kemi pak burime e lumenj, si dhe pak pyje të shumëllojtë, por me shumicë kemi kullotat malore për bageti të imta.
Ky reljev, tepër malor dhe i ashpër, ka qenë “aleat” i kurveleshasve për mbrojtjen e e kësaj KËSHTJELLE, ndaj pushtuesve të shumtë e në ç’do koheë dhe për ruajtjen e vlerave etnokulturore, sa më autoktone.

Ndarja administrative
Kurveleshi, në të shumtën e kohës në rrjedhën e shekujve, nuk ka përbërë njësi më vete administrative. Fshatrat, që në fillimet e pushtimit osman, kohë nga gjenden të dhëna, ishin të shpërndara në përbërje të nahijeve të Gjirokastrës, të Kaninës, të Himarës, të Sopotit. Dokumentet tregojnë se vetëm në fundin e shekullit XVI pushtuesit osmanë krijuan një njësi administrative më vete, të emërtuar Kurvelesh, me 33 fshatra (sipas regjistrimit të vitit 1583). Megjithatë, duhet theksuar se banorët i rregullonin marrëdhëniet e ndryshme shoqërore sipas së drejtës së tyre zakonore dhe jo ligjeve osmane, duke u vetëqeverisur, thuajse gjatë gjithë pushtimit osman. Sipas zhvillimeve të kohës, qendra e krahinës së Kurveleshit ka lëvizur nga Himara, në Kuç dhe në Progonat. Pas Luftës së Parë Botërore, më saktë në vitin 1923, Kurveleshi u bë sërish njësi administrative në shkallë nënprefekture, këtë radhë vetëm me të 15 fshatrat tradicionalë etnokulturore, me qendrën e nënprefekturës në Gusmar. Ajo përbëhej nga tre komuna apo Krahinari, sikurse quheshin atëherë. Ato ishin: Krahinaria e Kolonjës (me fshatrat Golem, Picar, Kolonjë, Medar e Kapariel), krahinari (komunë) që në vitin 1936, për shkak të vështirësive të komunikimit me qendrën e nënprefekturës në Gusmar, sidomos në periudhën dimërore (që në Malësinë e Kurveleshit zgjaste për 4-5 muaj) e me kërkesën e tyre, kaloi në vartësi administrative, të krahinës së Kardhiqit, me qendër Gjirokastrën. Krahinaria e Kuçit përfshinte fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm (Kuç, Bolenë, Fterë, Çorraj e Kallarat). Krahinaria e qendrës në Gusmar përfshinte Vërmikun, Nivicën, Rexhinin, Progonatin dhe Lekdushin. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 qendra administrative e Kurveleshit, tashmë në shkallë lokaliteti kaloi në Kuç. Në vitin 1949, me organizimin e ri administrativ të Republikës, Kurveleshi u shpërbë si njësi e mëvetësishme administrative, duke kaluar fshatrat në vartësi të rretheve Tepelenë, Gjirokastër (Kurveleshi i Sipërm, përveç Vërmikut) dhe Sarandë e Vlorë (Kurveleshi i Poshtëm, përfshirë edhe Vërmikun). Në fillim të viteve 1960 Fterra dhe Çorraj, me kërkesën e tyre, kaluan në vartësi administrative të rrethit të Sarandës, nga varen edhe sot. Qendra e Komunës së Kurveleshit të Sipërm, për gati një gjysmë shekulli, u zhvendos nga Gusmari në Progonat në shkallë Lokaliteti. Me ndryshimin e sistemeve, në fillim vitet ’90 të shekullit XX, Gusmari u bë sërish qendër Komune duke përfshirë po ato fshatra që kishte para vitit 1946 me përjashtim të Vërmikut.
Por, pse ,kjo krahinë monolite, nuk është perfshirë në një njesi administrative, po është copetuar, si ç’u ka dashur qejfi pushtuesve dhe qeverive shqiptare, të ç’do kohe??!!
Argumenti kryesor është, se kjo krahinë, me tradita trimerie, e paneneshtruar nga askush, ka qenë frika e tmerri i pushtuesve dhe qeveritareve. Prandaj, ata e kanë bërë thela-thela, që të mos ishte e bashkuar, mbasi u nxirrte telashe të medha.
Shembulli më domethënës është se, gjatë 452 viteve sundim nga Perandoria Turke, kurveleshasit kanë bërë 72 kryengritje, ku më e madhja ishte ajo e v. 1847, kunder “Tanzimatit, me udheheqësit legjendarë, Zenel Gjolekë Kuçin,. Hodo Nivica, Zelo Picari, Çobo Golëmi etj..
– Kryengritja, kunder sundimit të Zogut, u organizua nga biri i Kurveleshit, Hetem Toto-Progonat, ish minister i brendshëm i qeverisë së kohës.
– Per shpalljen e Pamvaresisë, shkuan perfaqesues nga gjithë fshatrat e Kurveleshit dhe luftetaret i beri gati për mbrojtjen e Qeverisë së I. Qemalit.
– Çetat e Kurveleshasve,ME KOMANDANT Sulo Beqiri-Golëm, u bënë ballë hordhive të andartëve grekë, më 1913-14, duke luftuar edhe për mbrojtjen e Janinë, ku dhanë jetën dhjetra trima e padrejtesisht nuk njihen si DESHMORË TË ATDHEUT..!
– Në Luftën e Vlorës, 1920, kurveleshasit shkuan e luftuan masivisht ,me këngën në gojë:
Bre, mor breshkaxhiu i fënit(ujit të qelbur)
Ç’kërkon ti në vend të that,
Se këtu kerkon bilbili,
Që e ka zërin të lart..!
– Kunder pushtuesve fashistë italianë e gjermanë, djemtë e vajzat e Kurveleshit, u rreshtuan në formacionet partizane ,duke luftuar e derdhur gjakun për liri, deri në Vishegradë, ku ranë deshmorë të atdheut mbi 324 e shumë heronj partizanë.
– Ç’do familje kurveleshase, në masen 90 %, u bë pjesë aktive e kësaj lufte çlirimtare.
– Tek Lisat e Kadhe, afër Gusmarit, më 1 Prill 1942, u formua ÇETA E PARË PARTIZANE E KURVELESHIT, e dyta në Shqiperi, mbas asaj të Pezës.me komandant Bexhet Mema dhe komisar Mustafa Matohitin.
– Kjo krahinë, u çlirua më datën 28 Nëntor 1942, ora 10.00, krahina e parë në Shqiperi,duke mosnjohur më asnjë administratë pushtimi deri në çlirim të Atdheut. Kjo u realizua nga vetë çetat partizane kurveleshase, që ishin rreth 350 partizanë.
Qershor 2022

Abas Goxhaj, Sarandë 22.Tetor 2022.


About Post Author