Abas Goxhaj:NAIM’ I KËNGËS..!


NJË VIT, QË PUSHOI KËNGËN BILBILI..!

U SHUA NAIM’ I KËNGËS..!

Me lot kënga i flet këngës,

Malit, ja përciell deti,

U shua Naim’ i këngës,

Mbylli syt LEFTER LEZETI..!

Lajmin, që nuk e qas kënga,

Maja ja përciell majës,

U shua LEFTER’ I KËNGËS,

Vala nuk i beson valës..!

Ike, LEFTER ÇIPA, ike

Si ëngjëll në djep të këngës,

Valët u ngritën në dallgë,

Vajte në gjirin e MËMËS..!

Kalaja plak e Argjiros

Dha siparin në bedena,

Iku BILBILI I KËNGËS

Pesëdhjet vjet i ndriti pena..!

Flamuri ,përmbi Himarë,

Duket që nga Llogaraja,

Ç’ daramet i the shqiponjës,

Ç’ vargje le në gojë të saja..??!

Lulet e Vëndeve tona,

i thure vargje në këngë,,

Ato lule ngjyra –ngjyra

Ç’kanë sotë , pse lotojnë..??!

Në vesën e manushaqes

I lave vargjet e këngës,

Ajo vesë, kristal e prillit,

Sot pikon si lot i zëmrës..!

Një mijë këngët që thure,

Ja thonë maja më maja,

Kënga LABE do të mbajë

XHEVAHIR, NË GJI TË SAJA..!

Lidhe fjalën besa-besë

Me FETIUN(Brahimi) gjith lezete,

Bashkë GJËMUAT mbi KALA,

Bashk’ u nisët për “ KURBETE”..!

Ngushullimi i takon,

Aq më shumë Këngës Labe,

Kjo këngë, s’u lë të treti,

Qoftë dhe në njëqind varre..!

Dallëndyshja do të pyes:

Për bilbilin nga Bregdeti,

Në prehrin e këngës Labe,

Aty ” fle” LEFTER LEZETI..!

Do qëndrosh si një BAJRAK,

Aty, në qosh të shtepisë,

Mbështjellë në tym të cigares,

Ngushullim got’ e rakisë…!

Abas Goxhaj

Vlorë- 19 Shkurt 2021

About Post Author