NJË TRAKTAT ,I LLOIT TË VET, NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS DHE TË DREJTËS..!
-Rreth librit “ DRAMA E U.Ç.K-së dhe ADEM DEMAÇI..”, nga kolonel Dilaver Goxhaj-(Shpetim Golemi).
“ Ajo(Marrëveshja e Rambujesë) do të çarmatoste U.Ç.K-në, do të mbante Kosovën brënda Jugosllavisë dhe do t’i jepte mundesi ushtrisë së saj të vazhdonte të patrullonte kufirin..”-Medlin Ollbrajt-Sekretare e shtetit SH.B.A.
Shumë është folur e shkruar rreth Marëveshjes së Rambujesë dhe për së shumti është shtrembëruar realiteti,është hedhur e hidhet një mjegull, për t’a parë të vërtetën të shtrembër, me syze, simbas interesave politike e personale, sikur kjo marrëveshje të ishte e periudhës para erës sonë e jo e ditëve tona.
Por, këta zotërinj, që shumica e kanë parë këtë luftë me dylbi nga Tirana apo Zvicra, ose si kalimtarë e vetëm për udhezime, harrojnë se, ka patur edhe SHPETIM GOLEMËR, që kanë qenë aktorë kryesorë në këtë luftë, deshmitarë të së vërtetës, të cilën e kanë thenë e shkruar vazhdimisht, pa ju dredhur syri, mbasi “E VËRTETA TË TRIMËRON..”, në disa libra të botuara e me jehonë të madhe si :-“ Rruga që më çoi në U.Ç.K.”, “ U.Ç.K.-ja dhe KADAREJA”, “Romantika e Luftës “, “ Komandanti i Pararojës,”, “Dallimet programore midis L.P.K dhe L.D.K-së, “, “Lufta e Koshares”…etj
Por, kush do që të mësojë të vërtetën, le të lexojë me vëmëndje këtë libër analitik,filozofik, kronologjik, me fakte e dokumenta të asaj kohe,në radhët e U.Ç.K-së, në periudhën 7 MARS 1998-2 Mars 1999, nga pjesmarrësi aktiv e vullnetar në radhët e U.Ç.K-së ,si Zëvëndës shef i Shtabit të Pergjithshëm të kësaj Ushtrie Çlirimtare, z. Dilaver Goxhaj.
Pse duhet besuar tek analiza që bën ky libër:
-Është deshmitar okular i të gjitha mareveshjeve ngjarjeve gjatë kësaj periudhe.
– Sepse, ky kuadër i lartë i Ushtrisë Shqiptare dhe pedag e shef katedre në Akademinë Ushtarake(para 1990), shkoi vullnetarisht të luftonte për çlirimin e Kosovës nga Serbët.
– Edhe para se të shkonte fizikisht të luftonte, ai ishte rreshtuar me kohë, bile para se të fillonte kjo luftë, me shkrimet e tij analitike e politike dhe strategjike të kësaj periudhe e lufte në shtypin e kohës Kosovar, shqiptar e më gjerë.
– Ai ishte një nga kuadrot kryesorë të U.Ç.K –së, në vijën e parë të luftës, ku dhe u plagos, duke dhënë një ndihmë të çmushme në perpunimin e taktikave e strategjisë të kësaj ushtrie e lufte.
– Kolonel Shpetim Golemi –(emër me të cilin njihej në këtë periudhë ), sherbeu si kordinator i parë i U.Ç.K.-së me forcat e N.A.T.O.-s ,gjatë periudhës së bombardimeve ndaj Jugosllavisë.
– Ai nuk shkoi në këtë luftë për ofiqe, privilegje e karierë,, por shkoi për ATDHETARI, SE E THIRRI ZËRI I KOMBIT PËR LIRI..! Ky strateg i asaj lufte , sot nuk gëzon asnjë të drejtë financiare ,grade e privilegje të tjera, që i takojnë nga Konventat Nderkombetare për ushtarakët që marrin pjesë në një luftë.
– Kolonel Golemi, duhet besuar, jo vetëm se shkruan permes fakteve e dokumentave të kohës, por edhe se ai nuk u perfshi në asnjë klan politik e ushtarak, ANDEJ E KËTEJ KUFIRIT dhe ç’do gërmë që shkruan e shkruan nga pozitat e një luftetari të paanshëm, e një athetari të flaktë, e një HEROI të ditëve tona , por të pa vlerësuar nga politika e shteti Shqiptar e Kosovar.
– Ai ka qenë e mbetet shembulli i patriotizmit, shembull i luftetarit për liri Kombetare, shembulli i sakrificës si familje(ku edhe djali i tij, shkoi vullnetar si ZV. Komandant i ushtrisë Çlirimtare të Preshevës e Bujanovcit), shembull i modestisë dhe SHEMBULL I TË VERTETËS për ndodhitë në këtë periudhë lufte në Kosovë.
TË NJOHIM TË VËRTETËN PËR KONFERENCËN E RAMBUJESË..!
LUFTA dhe KOHA, JANË SI DETI, QË E NXJERRIN TË KEQEN NË ANË..!
“.. E VËRTETA, ka hipur në krahët e kohës dhe shkon perpara panderprerë; me pishtarin që ajo ka në dorë largon errësirën dhe i djeg budallenjtë që i dalin perpara për t’a shuar..”..-Sami Frasheri.
KONFERENCA NDERKOMBETARE E RAMBUJESË, i zhvilloi punime në dy faza:
-6-13 Shkurt dhe 14-19 Mars të vitit 1999.
Nismëtare ishet Franca, me mbeshtetjen e Rusisë, Anglisë, Italisë dhe Serbisë.
Ja si shkruan, z. Kristofer Hill,ish ambasador i SH.B.A.-së dhe i ngarkuar nga Departamenti i Shtetit :
“ Francezët ishin tejet të interesuar që të ishin NIKOQIRË të takimit dhe ne,në anën tjetër, nuk ishim aspak të interesuar. Organizimi i bisedimeve paqesore nuk ka qenë kurrë iniciativë e SHBA-ve. “.!
“..Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi historikisht, dihet se ç’farëdo plani që mund të ketë dëshirë t’a propozojë Rusia, duhet së pari të shqyrtohet nga Franca dhe Anglia.. dhe në rast se ata pajtohen, atëhere u paraqitet nga këto tria Fuqive të Mëdha.” !- shkruan ish min. i jashtëm i Anglisë Eduard Grei në vë 1913.
Duhet thënë me forcë, se Franva, ai komb i qytetëruar, ka nxjerrë qeveritarë kurdoherë antikombit Shqiptar dhe ka shkolluar pjesën më të madhe të drejtuesve e politikanëve kryesorë shqiptarë,që kanë drejtuar qeveritë shqiptare mbas 1920 e deri më sotAta kanë qenë, ose janë sherbetorë të politikës franceze, në pjesën dermuese të tyre. Kjo është një fatkeqësi kombetare.
Francezët u nxitën nga ngjarjet e dhjetorit 1998-99, ku U.Ç.K.-ja RRITI aSHUMË SUKSESE, U RRIT PRESTIGJI I SAJ dhe i Adem Demaçit, që punonte pa u lodhur për të finalizuar ASAMNBLENË QYTETYARE TE KOSOVËS, që do ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve të Kosovës…!
FRANCA,mendoi që të zhvillohej Konferenca Nderkombetare, para se të mblidhej Asambleja Qytetare e Kosovës.
Nder 10 pikat e panegociushme të projekt Marreveshjes ishin:
1- BASHKESIA Nderkombetare respektonte sovranitetin e teritorial të Serbisë (pra Kosova do ishte perseri pjesë e Serbisë edhe pse luftoi e u gjakos)
2- Kosova do gëzojë statusin e “AUTONOMISË”,ose si e quajtën nderkombetarët “SUBSTANCIALE “ , pa sqaruar se ç’farë nënkuptonte ky term.
3- Nderprerja e luftimeve nga të dyja palët.
4- Çmobilizimi i UÇK-së
Francës i duhej mbeshtetja e SH.BA-së, prandaj afroi VETON SURROIN, të katapultuarin e Anglisë prej studios së BBC në Londer drejt e në Prishtinë, që u prezantua intelektualimë me zë në Kosovë..
Nga ana tjetër, Franca mbështeste edhe Ibrahim Rugovën, si një frankofon dhe kundershtar i UÇK-së
Sh.B.A-ja, nuk ishte dakort, por mori pjesë, se mosmarrja pjesë do ishte një prishje e asnjanësisë dhe një nderhyrje në të drejtat e palëve.
Gjithashtu, nuk donin t’a linin Francën që të kishin gjithë monopolin në ato bisedime dhe ,si shkruan Ollbrajt:
“ Unë rash dakort dhe shkova të merrja pjesë në bisedime për dy qellime kryesore:
1-Të bindja serbët ,se marrëveshja do të ishte në interesin e tyre, ç’ka besoja dhe vetë .
2- Të bindja shqiptarët të pranonin marrëveshjen –kornizë të propozuar nga Grupi i Kontaktit(ShB.A. Angli,Francë, Kanada,Rusi, Gjermani dhe Itali)-që pranuan propozimin Francez. Ne ishim të bindur pasi pa mbeshtetjen e Europës, nuk mund të realizonim qëllimet tona në Kosovë..”.!
Prandaj SHBA-ja mori pjesë dhe mendoi që në këtë Konferencë të formulonte kërkesat e saj, por jo bashkimin me Shqiperinë, sipas programit të U.Ç.K-së.
Amerikanët u sugjeruan politikanëve Kosovarë, që të mernin pjesënë Rambuje, mbasi u premtuan:
-Afati tre vjeçar për referedium.
-Konferencë tjetër ndrkombetare për Kosovën.
-U dhanë garanci për marrjen dhe mbajtjen bashkarisht të pushtetit nga UÇK-ja dhe L.D.K(Lidhja Demokratike e Rugovës) .
-Të mos pranonin në program bashkimin me Shqiperinë.
-Të pranonin çmobilizimin e U.ÇK.-së, se druheshin nga fitorja e UÇK-së do trajtohej si fitore islamike , komuniste, enveriste ,kunder një force jo islamike ,siç ishte ushtria e Serbisë.
Demaçi, ishte i vetmi që kuptoi se KOSOVA, kishte rendesi jo vetëm për Amerikanët dhe Ballkanin,, por dhe për fuqitë e tjera Europiane. Prandaj ai kerkoi që problemi i Kosovës të shtrohej me nderkombetarët më vete , i shkeputur nga çështja serbe dhe të realizohej sa më shpejt mbledhja e Asamblesë Qytetare.
Francezët vepruan më shpejt, duke bërë për vete zëdhënësin e Shtabit të Pergjithshëm të U.Ç.K-së Jakup Krasniqi, i komodinuar në Tiranë, t’a shkepusnin nga Adem Demaçi. Këtë detyrë Franca ja ngarkoi z. Hasim Thaçi, Xhavit Haliti e Kadri Veseli, të ndodhur në Tiranë ato ditë. .
Jakupi u bind që të anullohej organizimi i Asamblesë Qytetare- . ..
Kunder U.Ç.K-së ishte edhe Ibrahim Rugova e Partia e tij, që bënte thirrje në gazetat e kohës:-“Bota demokratike të mos perkrahë U.Ç.K-në, !”-duke botuar në Rilindjen-gazetën e tyre edhe një emblemë të rreme të UÇK-së me betimin ndaj Allahut..
Një etiketim të tilë i pat bërë në fillim U.ÇK-së edhe shkrimtari Ismail Kadare, , ku në fund të luftës deklaroi:- “. Dhe megjithë atë, të kemi kurajot të themi të vërtetën : Kosovën nuk e çliroi UÇK-ja, por Evropa Perëndimore..” !! Ky emër nderkombetar , duhej të ishte “ANBASADORI I PERHERSHËM I KOMBIT SHQIPTAR NË FRANCË, dhe mbrojtesi më i madh i interesave kombetare, duke njohur reputacionin e tij të madh në Francë e në botë, misjone të cilat nuk i ka bërë e bën derimë sot.
Drejtoria Politike dhe Shtabi i Pergjithshëm i U.Ç.K-së , sabotuan mbajtjen e Asamblesë Kombetare Qytetare të Kosovës, iniciuar nga Demaçi dhe shmangën nga drejtimi i Luftës për Çlirimin e Kosovës dy lëvizjet politike (Lëvizja Popullorev për Kosovën-LPK(në Zvicër) dhe Lëvizjan Kombetare çlirimtare për Kosovën-LKÇK në Kosovë) të angazhuara që herët për këtë luftë dhe shkuan si delegacion në Rambuje: Hasim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Azem Syla, Xhavit Haliti, -si perfaqesues të U.ÇK-së, ku katër vetë nga këta nuk kishin qenë kurrë në frontin e luftës. .
Shkuan edhe perfaqesues të LDK dhe të pavarur.
Delegatët e UÇK-së, nuk u konsultuan fare me Demaçin, si perfaqesuesi politik i kësaj ushtrie,
Adem Demaçi, e ndjente se delegatët e UÇK-së ,jo vetë që e braktisën ëndrën e e UÇK-së,, por ishin ata, që çonin në Pariz “fermanin” për çarmatosjen e saj pakushte.
Për këtë, shkroi e trumbetoi tellalli i Francezëve Veton SURROI se: “ Dorëzimi i armëve është njeri prej simbolikave për konstatimin ,se UÇK-ja nuk ka qenë ÇLIRIMTARE..” !
Ndersa më von deklaroi:”-Jam i gatshëm të marr persipër edhe konseguencat e herezisë dhe të them ,se NUK KA EKZISTUAR NDONJËHERË UÇK-ja..” !!!
Adem Demaçi mendonte :” MOS VALLË ÇËSHTJA E LUFTËS U TRADHETUA..”??!!
Pjestarët e delegacionit, kishin pergjegjësi të madhe për të ardhmen e Kosovës, ku ata vajtën fare pa u pregatitur, pa patur njojuritë fillestare se si vepron “diplomacia” e sidomos ajo diplomaci e “rrahjes së shpatullave?” dhe “e buzëqeshgjes lajkatare”.
Paradokalisht antarët e Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe mbeshtetësit e verbër të saj, pranuan 10 pikat e panegociushme të projekt marrëveshjes së Rambujesë,të cilat ishin në dëm të Kosovës, e shnderruan UÇK-në në një “të mallëkuar”, ndersa vetë, duke braktisur UÇK-në dhe ideaklet e saj u bënë interpret në potencë të të gjitha epiteteve denigruese e deri kriminale që ju ishin vënë mbi kurriz lutëtarëve të UÇK-së-pasojë të cilën e paguajnë edhe sot, si të pandehur në gjykatën e posaçme në Hagë. Por e pandehur, nuk janë ata, por UÇK-ja.!
Etje për pushtet, bëri që të mbillej fara e keqe e zhbërjes faktike të U.Ç.K-së. Si rrjedhojë, mbas mbarimit të luftës nuk duhej të egzistonte më. Gjithashtu, UÇK-së i hiqej e drejta të merte pushtet në Kosovë.
Emri i kësaj uashtrie Çlirimtare, nuk u permënd fare në Marreveshjen perfundimtare dhe në Rezolutën 1244.
Ja, kjo ishte të nenëshkruash pa kushte: “VDEKJEN KLINIKE” TË U.Ç.Ksë
Marrëveshjen u vendos që t’a zbatonte AGIM ÇEKU, i ardhur nga Kroacia, dy muajt e fundit të luftës, që u gradua gjeneraj, nga i derguari i OKB-së në Kosovë.
Çeku bëri reprazialet më të mëdha ndaj ish lutetarëve të UÇKsë, përzëniet, dallimet, etj.
Adem Demaçi bëri një punë të madhe, për të mos firmosur 10 pikat e marrëveshjes dhe shkoi në Drenicë për kompromis midis tij, Drejtorisë Politike dhe Shtabit të Pergjithshëm, shoqeruar nga Albin Kurti, ku u takua me antarët e Shtabit të Pergjithshëm:Azem Syla, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Lahi Brahimaj, dhe Ramë Buja, por Fatmir Limaj, e nxorri nga zyra Demaçin.
Në këto rrethana edhe nga mos perkrahja nga faktori nderkombetar, që kishte stisur Rambujenë, ai u detyrua të jepte dorëheqje, si perfaqesues Politik i UÇK-së, duke thënë:
“- ,, Ata që më kishin dhënë para gjashtë muajsh të drejtën për të folur në emër të tyre, ata pas 6 muajsh ma morën atë të drejtë. Ata më patën ofenduar, ata më patën goditur në shpirt, prandaj dhashë dorëheqje…”..!
Demaçi: a- ishte për një Konferencë Nderkombetare, por të thirrur nga humbesit-serbët.
b- Ishte për të mos ndaluar ofensiva e UÇK-së dhe shtimi radhëve të saj, ku fitorja ishte e sigurt edhe pse e VËSHTIRË.
Si e tilë UÇK-ja do trajtohej si fitimtare , ku siç dihet, FITIMTARËT NIUK GJYKOHEN..?!(ashtu si po ndodh sot për çudinë e të gjithëve)
c-Antart e delegacionit për në Rambuje, të zgjidheshin nga vetë Drejtoria Politike dhe Shtabiu i Pergjithshëm.
ç– Ai, kur mori vesh, mos firmosjen nga serbët, thirri nga gëzimi: “ SHPETOI KOSOVA”.!
d- Ishte kunder firmosjes së projekt rezolutës, me Pasoja për Kosovën.
e-Ishte për thirrjen e Asamblesë Kombetare Qytetare, ku të formohej një Qevceri me bazë të gjerë.
Diplomacia franceze,duke parë se delegatët e UÇK-së nuk udhehiqeshin kurrë nga ndjenjat dhe interesi i vëndit, por vetëm nga interesat partiake, personale apo grupore, i milkuan kur uofruan të drejtën për të krijuar Qeverinë e Perkohëshme,(UÇK dhe L.D.K e Rugovës) ku në krye u zgjodh Asim Thaçi.
Kjështu u bë kurban UÇK-ja për të garantuar pushtet atyre që nuk luftuan kurrë me armë në dorë. Kështu u arritën dy synime:
1- Demshperblimi që i jepej Drejtorisë politike për të paranuar eleminimin e UÇK-së
2- Të ringrihej nga balta ku kishte rënë Rugova. E partia e tij.
“Shqiperinë e ka shpetuar Rastesia”, shkruan Konica.
Kështu ndodhi.
Delegacioni kosovar, i detyruar nga fuqitë evropiane por dhe nga politika e Tiranës dhe thirrjet e Kadaresë, firmosi i pari Marreveshjen.
Thaçi e Rugova, ishin shumë entusiast për firmosjen e kësaj Marrëveshjeje, po pse vallë?
Puna e Rugovës dihet, që donte të qendronte në pushtet edhe pse kishte punuar kunder interesit kombetar e Kosovar.
Ndersa TAHAÇI, ka drit-hijet në veprimet e tij:
1-Si per çudi, kur u nis për në Rambvuje, dha urdhër të ndalohej lufta e UÇK-së dhe zgjerimi i saj.!
3- Ibrahim Kelmendi ,na jep të dhëna për bashkëpunim të hershëm sekret të tij me zbulimin ushtarak frances që nga 1994-1998).
4- Ai, së bashku me Kadri Veseli, edhe pse ishin në Zvicër,si pe çudi nuk ishin pjestarë të Partisë Lidja Popullore Kosovare, e themeluar në Zvicër dhe nismetare e UÇK-së.
5- Thaçi në fillim këmenguli për të mos firmosur Marëveshjen prej 10 pikash në Rambije, sepse ishte i ndikuar nga Qeveria Franceze, e cila i bënte presion për të mos firmosur, se kështu Kosova dhe UÇK-ja do mernin pergjigjen e ashper nderkombetare. Këtë presion ja bënte me anë të një “shoku personal” të tij(oficer i zbulimit francez), i cili më von u bë antar i Shtabit të UÇK-së. Për këtë dëshmon vet z. Benard Kushner(Shefi i UNIKU-t në Kosovë):
“.. Në Shtabin tonë të Pergjithshëm, erdhën disa punonjës të sherbimeve të fshehta franceze.
6- Ish Shefi i Serbimit inteligjent Francez në v. 1990 ,Pjer Sirami si dhe informatori speciualist për Ballkanin i atij Shebimi Amo Donzhu ,në emisionin televiziv “Zonë e Ndaluar, në “Vizion Plus” më 10 tetor 2011, me temë:- Hije mbi Hasim Thaçin, i drejtuar nga gazetari Paskal Henri, në pergjigje të pyetjes:-“ A ka qenë Hasim Thaçi person i sherbimeve sekrete franceze”?, të dy zbuluesit francezë e pohuan se “ Ai është kontaktuar nga njeriu ynë në Kosovë, për pranimin e shkuarjes në Rambuje. Deri atëhere, Franca perkrahte Rugovën, nga që ishte frankofon. Gjithçka luhej në prapaskenë. Thaçi është njeriu ynë dhe si kryeministër, ai është një këmbëz e Francës për Ballkanin, ndaj dhe e quanim një sukses lidhjen me Thaçin..”!(Tv. Vizion Plus, d. 10 tetor 2011)
Pritej që të firmoste edhe pala Serbe. Por për çudi, u terhoq nga bisedimet dhe u largua nga Rambujeja, pa e firmosur marrëveshjen me 10 pika, me urdhër të Milosheviçit.
Kjo zhgënjeu aleatët besnikë Francën dhe Rusinë. Megjithatë, Franca nuk hoqi dorë nga perkrahja e saj ndaj Serbisë, mbasi
– Shpesh herë, avjonët francezë “gabuan” në shenjestrimin e objekteve në Kosovë ,duke goditur formacionet e UÇK-së.
– Urdheroi forcat e saj të vendoseshin me urgjencë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë të Veriut, duke e percaktuar atë si pikën ndarëse kufitare midis Serbisë e Kosovës…!
Po qese serbët do kishin firmosur marrëveshjen, Kosova dhe sot do ishte pjesë e Serbisë, si “autonome”.. Pra vetë Kosova do nënëshkruante me dorën e saj se “ KOSOVA ËSHTË SERBI”!
Ana pozitive e kësaj marrëveshjeje, që nuk e firmosi serbia, është: 1–legjimitoi nderhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe bombardoi vëndet strategjioke të shtetit Serb, pa marrë pelqimin e Kësh. Sigurimit të OKB-së, mbasi u konsumuan të gjitha perpjekjet diplomatike.
2– Mos neneshkrimi nga serbët, e bënte të paqendrushme rezolutë 1244 të OKB-së., ku Kosova në të rezultonte si pjesë e Serbisë
Këtë moment, e shfrytëzoi SHBA-ja për të marrë nismën për njohjen e pavaresisë së Kosovës në v. 2008.
Nismëtarët e Konferencës realizuan dy nga objektivat e tyre .
1-UÇK-ja eliminohej-pra vdekja e saj
7- Atë ndihmë që dhe Evropa,e imponuar nga SHBA-ja nuk e dhe badihave. Shperblimin ajo e mer sot:
A- me atë që po ndodh në Mitrovicën e Veriut.
B- në dergimin e pjestarëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës, që është TRIBUNAL I POSAÇËM KUNDER UÇK-së..!
c- në kantonizimin e Kosovës,( në shpalljen e Kosovës si “multietnike”) .
Sot, ndonjeri habitet se si ata që ishin sherbetorë të Francës në atë kohë, sot po gjykohen në Hagë. Por, dihet se PADRONI të shtrydh si limonin dhe pastaj të flak. Nga ana tjetër, atyre ju intereson më shumë gjykimi e prishja e imazhit të UÇK-së, se sa prestigji dhe e ardhmja e sherbetorëve të tyre. Politika e tyre djallëzore, don që VETË ish udhëheqja e lartë e UÇK-së, të bëhet promovuese e gjoja kriminalizimit të UÇK-së .
Ja , ATË QË MBOLLËN, PO E KJORRËN, sot ish firmëtarët e Rambujesë, ku HARXHET I PAGUAN POPULLI KOSOVAR.
Ka qenë fat, që ne si Komb kemi patur për ditë të veshtira SHBA-kës, e cila na ka ndihmuar e po na ndihmon edhe sot, që Kosova të njihet nga Serbia e gjithë Evropa, si shtet i pavarur, pamvaresisht nga KLEÇKAT e KURTHET që ngre Franca, Rusia e Sebia, me një bosht të njejtë politik në shekuj.
Dhe kjo do të ndodhë së shpejti, mbasi kemengulja Amerikane është e vazhdushme dhe detyruese, për ata që nuk e kuptojnë e dëgjojnë.
Perkrah flamurit kosovës, qendron kurdoherë flamuri i SHBA-kës, që do marshojnë së bashku drejt perparimit të Kombit Shqiptar.
Sa me mënçuri percakton Ukshim Hoti, se si duhet të jetë politika:
“.. Politikën e komandojnë interesat (kombetare) dhe jo emocionale. Atë e udhëheq arësyeja e jo instikti….politika është raport midis revoludcionit dhe institucionit..” !
Abas Goxhaj, 29 Korrik 2022.
