Abas Goxhaj
Paraja shokë paraja….!

Paraja ,shokë paraja
Kjo paraja e pabes,
Për para bëhet hataja
Dhe të ngjall e dhe të vdes .
Po pate para më shumë
E hodhe lumin matanë,
Si shushunja e ka barkun
Komandon të gjithë dynjanë.
Nuk ka mëmë,nuk ka babe,
As motët e as vëlla,
Shpirti zvogëlohet shumë
Dhe në gjume flet për para.
Paraja të fut në thes,
Të bën të flasësh serbes,
E bën burrin të pabes
Për para nderin e shes .
Gjumin t’a bën me siklet
Në gjumë me vehte flet,
O të vras ,e o më vret,
Po më preke në kulet.
Për para nuk gjen karar
Nxjer fëmijën në pazar,
Paraja të vë ne zigj,
E xhvesh gruan lakuriq.
Dhe Atdheu e Mëmëdheu
Pazar bëhen për para,
Sa më shumë rritet kuleta
Shpirti bëhet fukara.
Paraja të bën të marrë
Të bën të hiqesh dhe zvarrë
Të ngre lar e gjer tek hëna
Pa para s’të vete kënga.
Me para ,ke miq e shokë,
Dhe e bën natënë ditë
Te bën të këndosh bilbil,
Të duan dhe perënditë!
Paraja të bën rrezil,
Gjakun t’a thethin prej zemre,
Paraja të bën katil
Të vrasësh dhe veten tëndë!
Pa para,nuk del nga shpia,
Pa para,s’të do femija,
Pa para ,je një hiç fare
Pa para ,ke njëmijë halle !