Abdulla Mehmeti:Basseterra – qyteti i lashtë në Karaibet lindore në Amerikë, i themeluar nga pasardhësit e besianëve ilirë të Trakisë


Shpalime historie

Basseterra – qyteti i lashtë në Karaibet lindore në Amerikë, i themeluar nga pasardhësit e besianëve ilirë të Trakisë

1. Shënime për qytetin

Basseterra (/bæsˈtɛər/) është qyteti më i madh dhe kryeqyteti i federatës Saint Kitts dhe Nevis, me një popullsi prej 14.000 banorë, në vitin 2018. Gjeografikisht, qyteti bregdetar Basseterra ndodhet në anën jugperëndimore të ishullit Saint Kitts dhe është njëri nga portet tregtare kryesore në Ishujt Leeward. Qyteti shtrihet brenda famullisë së Shën Gjergj Basseterrës (Saint George Basseterre).

Basseterre është njëri nga qytetet më të vjetër në Karaibet Lindore. Qyteti u themelua në vitin 1627 nga emigrantë francezët, nën Sieur Pierre Belain d’Esnambuc. Ai shërbeu si kryeqyteti i kolonisë franceze të Saint Christophe, e cila përbëhej nga pjesët veriore dhe jugore të ishullit të Shën Kittsit. Kur Phillippe de Longvilliers de Poincy u emërua guvernator francez i Shën Kittsit në vitin 1639, qyteti u shndërrua në një port të madh dhe të suksesshëm, që udhëhiqte tregtinë dhe kolonizimin e Karaibeve Lindore.

2. Pak histori për Besët ilirë të Trakisë

Besët ilirë të Trakisë, duke qenë popullsia më e madhe në Evropë, mes shek. I – VII të erës sonë, më vonë u shkapërderdhën në të katër anët e kontinentit të vjetër dhe nëpër botë, por gjithkund e ruajtën emrin e fisit të tyre, duke i emërtuar qytetet, rajonet, krahinat ku banuan, si edhe shtetet që krijuan, me emrin e të parëve të tyre, që kishin bërë lavdi të pashoqe në shekujt e parë të erës sonë, sidomos me përhapjen e krishterimit ndër popujt e Lindjes dhe të Perëndimit, edhe atë, duke bërë lutjet e Zotit në kisha në gjuhën e tyre dhe përmes Biblës së shenjtë në gjuhën besiane, të Shën Gjergjit dhe Shën Niketë Dardanit.

3. Gjurmët e Besëve të lashtë në Gadishullin e Ilirisë dhe në Evropë

Gjurmë të besëve të lashtë ilirë të Trakisë hasen edhe sot, përmes emrave të rajoneve dhe qyteteve, si në Shqipëri (qyteti antik Basania), në Kosovë (qyteti antik Besiana), shteti i dikurshëm Besia (më vonë Besarabia), rajoni i madh në Bullgarinë qendrore (Besi) dhe qyteti i lashtë në Bullgari, Besapara; qyteti i lashtë në Galile (mes Izraelit, Palestinës dhe Sirisë) me emrin Basaida; rajonet në veri të Francës (Basse Normandie), emri i lashtë i shtetit të Holandës (Pays Bas, shqip: Vendi i Besëve), emri i lashtë shtetit të Bosnjes dhe Hercegovinës, emri i rajonit të gjerë në lindje të Ukrainës, Donbasi (Besia e luginës së Donit); rajoni me emrin Besia në brigjet e epërme të lumit Danub (Vojvodina e sotme); masivi malor i Karpateve në Evropën Qendrore, siç njihet sot me këtë emër, në lashtësinë e hershme është njohur me emrin Alpet e Besëve, si dhe shumë qytete e rajone me këtë emër nëpër botë.

4. Shpërngulja e disa pasardhësve besianë nga Evropa në Amerikë

Në shekullin shtatëmbëdhjetë, një grup emigrantësh nga Franca dhe Holanda (krahina e Besëve) u shpërngulën në drejtim të Amerikës, ku themeluan edhe njërin nga qytetet më të lashtë në Karaibet Lindore, me emrin Basseterra. Edhe këtu, banorët e ri, ndoshta të asimiluar tani plotësisht në popuj të tjerë evropianë, asnjëherë nuk e harruan emrin e të parëve të tyre dhe shenjtorët e besimit që kishin trashëguar prej gjyshërve e baballarëve të tyre. Jo rastësisht edhe në Amerikën e largët, në ishujt e Karaibeve ndodhet edhe famullia më e madhe me emrin e Shën Gjergjit, shenjtit të hershëm e më të madh të Besianëve ilirë të Trakisë, i cili u shndërrua në shekujt e mëvonshëm në shenjt mbrojtës edhe i shumë popujve dhe vendeve të botës.

(24 maj 2022)

About Post Author