Abdulla Mehmeti:Mbi autoktoninë dhe asimilimin e shqiptarëve të krishterë në Maqedoni


Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

Mbi Autoktoninë Dhe Asimilimin E Shqiptarëve Të Krishterë Në Maqedoni

Maqedonasit e sotëm, kryesisht me rrënjë shqiptare (shqiptarë ortodoksë dhe katolikë), dhe një pjesë vllahe e sllave, i ka afruar e bërë bashkë vetëm besimi fetar, propaganda dhe interesi i pushtetit, për t’i larguar nga trungu shqiptar.

Pavarësish nga gjuha që e flasin sot, deklarimi i përkatësisë etnike si maqedonas jo si shqiptarë, shqiptarët ortodoksë në Maqedoni asgjë nuk kanë të përbashkët me fiset sllave të ardhur më vonë, një pjesë e vogël e tyre nga shek. IX dhe pjesa tjetër më e madhe vetëm pas vitit 1878, 1913, 1945 e në vazhdimësi deri në ditët e sotme (në emër të riatdhesimit të sllavëve të dëbuar nga Greqia në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Rumani, Poloni, Ukrainë, Sllovaki, Rusi, Bjellorusi etj.), ndërsa faktet historike dëshmojnë se, pavarësisht nga besimi fetar tjetër, shqiptarët e Maqedonisë mes vete kanë bashkëpunuar dhe vepruar së bashku kundër sunduesve dhe okupatorëve në të gjitha periudhat e historisë, bashkë i kanë bërë edhe festat kombëtare e fetare, ritet familjare, janë martuar mes vete dhe kanë ditur ta ruajnë qenien e tyre kombëtare.

Shqiptarët vendës të besimit të krishterë (katolikë dhe ortodoksë), nga Mesjeta e kanë pasur të ndaluar bashkëpunimin dhe martesat me banorët e ardhur sllavë. Fisi i Mjakëve (shqiptarë vendës) me fisin e Berzitëve (sllavë të ardhur nga Evropa dhe Karpatet) janë konsideruar si të huaj mes vete, jo si fise të njëjta sllave siç shkruan historia komuniste e Maqedonisë. Ngjashëm sikur banorët shqiptarë vendës në Maqedoni kanë vepruar edhe fisi ilir i Dalmatëve dhe fiset tjera ndaj sllavëve të ardhur në territoret e tyre me ndalimin e martesave me fiset sllave (ekzistojnë plot dokumente dhe dëshmi të shkruara për këtë çështje). Për këto fakte kanë shkruar edhe autorë sllavë dhe të huaj.

(24 mars 2021)

About Post Author