Abdulla Mehmeti:Për një shpjegim të drejtë shkencor, të saktë e të qartë, të historisë së vendeve (vendbanimeve) dhe popujve të lashtë


Për një shpjegim të drejtë shkencor, të saktë e të qartë, të historisë së vendeve (vendbanimeve) dhe popujve të lashtë

Qytetet е lashtë me emra të njëjtë:

– SARDA (TURQI)

– SARDA-SERDICA (BULLGARI),

– SARDA (SPARDA-SPARTA, SIPAS PERSIANËVE)-GREQI,

– SERI – SERESI, GREQI

– SERI – ZERI, AZERBAJXHAN (BARDHIA-ALBANIA E DIKURSHME NË KAUKAZ) ETJ.

Këta emra të lashtë qytetesh në territoret e shteteve të sotme, të Turqisë, Greqisë dhe Bullgarisë, flasin qartë për shtrirjen, hapësirën e njëjtë dhe të përbashkët të jetesës në vazhdimësi të fiseve pellazge-ilire në ato vise, aty ku kanë jetuar të parët e shqiptarëve të sotëm, së paku 5-30 shekuj para erës sonë.

E sotmja është ndryshe, siç kanë diktuar rrethanat e kohës, lëvizjet e popullsive, luftërat dhe pushtimet nga jashtë, sidomos nga Mesjeta e më vonë.

* * *

QYTETI I LASHTË SARDA – MBRETËRIA E LASHTË E LIDISË (LINDJES), TURQIA E SOTME

Sarda – Serda, i shkruar gjithashtu si Sardes, kryeqyteti i rrënuar i Lidisë së lashtë, rreth 50 milje (80 km) në perëndim të Izmirit të sotëm, Turqi, ka qenë i vendosur në një kodër, shtyllë strategjike në këmbët e malit Tmolus (Boz Dağ), nga komandonte me fushën qendrore të Luginës Hermus, që ishte fundi perëndimor i rrugës mbretërore persiane. Sardis ishte kryeqyteti i lulëzimit të mbretërisë Lidiane të shekullit të 7-të p.e.s dhe ishte qyteti i parë ku u prenë monedha prej ari dhe argjendi. Rreth viteve 560 deri më 546 Sardis u sundua nga Croesus (nga gjuha shqipe: Kries-prijës), i cili ishte i njohur për pasurinë e tij të madhe dhe ishte mbreti i fundit i Lidias. E marrë nga Persianët (rreth 546 p.e.s), Sarda ra në duart e Athinës, Seleukidëve dhe Attalidëve derisa iu la trashëgim Romakëve në vitin 133 p.e.s. Nën Perandorinë Romake ishte kryeqyteti metropolitan dhe qendra e administrimit gjyqësor të provincës romake të Lidias. I shkatërruar nga një tërmet në vitin 17-të e.s., qyteti u rindërtua dhe mbeti një nga qytetet e mëdha të Anadollit deri në periudhën e mëvonshme bizantine (Roma Lindore). Qyteti u dogj dhe rrënua në vitin 1402 nga Timuri Mongol (Timurlengu). Rrënojat e tij përfshijnë kështjellën e lashtë Lidiane dhe rreth 1000 varre lidiane. Gërmimet e Sardës kanë zbuluar më shumë mbetje të qytetit nga periudha “helenistike” dhe “bizantine” sesa të qytetit Lidian të përshkruar nga historiani i lashtë Herodoti. Nga qyteti Serda i Lidisë e nisi fushatën e tij të njohur ushtarake Kiri i Madh (mbreti Krija) kundër mbretërisë persiane.

QYTETI I LASHTË SARDA – SERDICA, TRAKI (BULLGARIA E SOTME)

Qyteti lashtë Serda-Serdica, qyteti i sotëm Sofja i Bullgarisë, ka qenë i banuar të paktën nga mijëvjeçari i 6-të p.e.s. Një vendbanim neolitik i zbuluar në Sllatinë, në verilindje të Sofjes, datohet nga mijëvjeçari i 6-të p.e.s. Një vendbanim tjetër neolitik rreth Galerisë Kombëtare të Arteve është nga mijëvjeçari III-IV p.e.s.

Fiset më të hershme që u vendosën ishin Tilataei thrakas, sipas disa studiuesve themelues të qytetit ka qenë fisi ilir i Serdëve të Pajonisë. Në vitet 500 p.e.s., zona u bë pjesë e një bashkimi trak, mbretërisë Odrysiane.

Në vitin 339 p.e.s. Filipi II i Maqedonisë e shkatërroi dhe rrënoi qytetin. Fisi ilir-dardan i Serdëve i dha emrin qytetit. Përmendja më e hershme e qytetit vjen nga një mbishkrim athinas nga shekulli I p.e.s, që dëshmon “Astiu ton Serdon”, d.m.th. qyteti i Serdit. Një mbishkrim lokal dhe Dio Cassius shënuan se gjenerali romak Crassus i nënshtroi Serdët dhe ua preu kokën robërve. Rreth vitit 29 p.e.s., Serda (Serdica) u pushtua nga romakët.

Ai gradualisht u bë qyteti romak më i rëndësishëm i rajonit dhe u bë qendër e një rajoni administrativ, gjatë sundimit të perandorit Trajan (98-117) dhe u riemërua Ulpia Serdica. Qyteti u dogj dhe u shkatërrua në vitin 170 nga Costoboci dhe qyteti u rindërtua, këtë herë me muret e tij të para mbrojtëse midis viteve 176-180 nën sundimin e Mark Aurelit (Marcus Aurelius), siç dëshmohet nga mbishkrimet mbi portat.

Qyteti u zgjerua përsëri, pasi u ndërtuan banja publike, ndërtesa administrative dhe kulti, një bazilikë qytetare dhe një teatër i madh. Kur perandori Dioklecian ndau provincën e Dakisë në Dacia Ripensis (në brigjet e Danubit) dhe Dacia Mediterranea, Serdica u bë kryeqyteti i kësaj të fundit.

Perandorët romakë Aureli (215–275)[8] dhe Galeriuus (260–311)kanë lindur në Serdë (Serdikë).

Në vitin 268, një ekspeditë plaçkitëse nga fiset gote shkatërroi dhe dogji pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe teatrin.

Qyteti vazhdoi të zgjerohej dhe u bë një qendër e rëndësishme politike dhe ekonomike, aq më tepër pasi u bë një nga qytetet e para romake ku krishterimi u njoh si fe zyrtare. Edikti i Tolerancës u lëshua në vitin 311 në Serdikë nga perandori romak Galerius, duke i dhënë fund zyrtarisht persekutimit dioklecian të krishterimit. Edikti i dha krishterimit në mënyrë implicite statusin e “religio licita”, një adhurim i njohur dhe i pranuar nga Perandoria Romake. Ishte dekreti i parë që legalizonte krishterimin, që i parapriu Ediktit të Milanos për dy vjet. Për më tepër, në Ediktin e Milanos u hoq vetëm një fjali: “Ne quid contra disciplinam agjent”. Pra, Edikti i Milanos predikonte tolerancën e pakushtëzuar fetare ku Edikti i Serdikës thoshte një tolerancë të kushtëzuar (kuptimi këtu është: përveç nëse ata, të krishterët, prishin rendin e mirë ose shoqëror të shtetit).

Serda-Serdica ishte kryeqyteti i Dioqezës së Dakisë në vitet 337-602 të e.s.

Një amfiteatër u ndërtua mbi mbetjet e teatrit të lashtë, nga Diokleciani (284–305) dhe më vonë nga Konstandini i Madh (306–337).

Për Konstandinin e Madh ishte ‘Sardica mea Roma est’ (Serdica është Roma ime). Ai mendoi ta bënte Serdën-Serdikën kryeqytet të Perandorisë Romake Lindore në vend të Konstandinisë.

Përpjekjet e Tetrarkëve dhe Konstandinit për të siguruar një rrjet të madh furnizimi për ushtrinë e Danubit duke ndërtuar një numër të madh kështjellash në fund të shekullit të III dhe në fillim të shekullit të 4-të duket se kanë përfshirë Serdikën si bazën kryesore të grumbullimit, sipas 8 horreave të zbuluara nga gërmimet.

Në vitin 343, Koncili i Sardikës u mbajt në një kishë që ndodhej ku më vonë u ndërtua Kisha aktuale e Shën Sofjes së shekullit të 6-të.

Qyteti u shkatërrua nga Hunët në vitin 447, por u rindërtua nga Perandori dardan Justiniani në shekullin e 6-të dhe u riemërua Triaditsa. Serdica lulëzoi përsëri gjatë mbretërimit të Justinianit I, kur muret e saj mbrojtëse u përforcuan duke dyfishuar trashësinë e tyre dhe duke shtuar kulla të tjera, dhe mbetjet e të cilave mund të shihen edhe sot.

Edhe pse shpesh shkatërrohej nga sulem e fiseve barbare sllave, qyteti mbeti nën sundimin e Konstandinisë (Romës Lindore) deri në vitin 809.

* Shpjegime për hartën e Provincës romake të Dardanisë, ku bën pjesë edhe qyteti Serda (Serdica)

Harta: Dardania inside the Roman province of Moesia Superior,part of Old historical map from 1820

(Dardania brenda provincës romake Moesia Superior, pjesë e hartës së vjetër historike të vitit 1820)

Data e publikimit: 28 shkurt 2010

Burimi: Geographical and Statistical Map of [Ancient] Greece. Ancient Greece including Part of Asia Minor, Epirus, Macedonia, Thrace, Illyria, Moesia, Pannonia, and Dacia. For the Elucidation of Lavoisne’s Geneological and Historical Atlas, by C. Gros, 1820. No. 14. Philadelphia Published by M. Carey & Son.

(Harta Gjeografike dhe Statistikore e Greqisë [Antike], Greqia e lashtë, duke përfshirë një pjesë të Azisë së Vogël, Epirin, Maqedoninë, Thrakën, Ilirinë, Moezinë, Panoninë dhe Dakinë. Për sqarim shiheni Atlasin Gjeneologjik dhe Historik, nga C. Gros, 1820. Nr. 14. Botuar në Philadelphia nga M. Carey & Son.)

Autori: C. Gros

(29 maj 2022)

About Post Author