Abetarja e lirisë-Gjeorgjina Kapaj


Abetarja e lirisë

Shumë herë shkruam në vite, me shkronja gjaku.

Në Vlorën e Flamurit, gjalloi besa shqiptare.

Kur u ndezën zemrat prush, si lisi te oxhaku.

Liria na u bë dritë, për ditët tona flamurtare.

Zgjuam ëndrra, për këtë abetare në çdo shkronjë.

Nuk u ndalëm, dhe pse dikush na gjembonte në shtigje

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Po Abetaren e Lirisë kurrë s’e mbyllëm. në kohë

Për të luftuam në beteja të shumta mes sakrifice.

Serish shfetojmë dorë më dorë Abetaren e Lirisë.

Ia rrëfejmë fëmijëve që në shekuj ta kujtojnë.

E pashuar dhe e gjallë mbeti kjo ëndërr e shqiptarisë

Për të na bekoi të pragu nëna fjalëngrohtë.

Në ditët nëntorësh ulim gjunjët me mirënjohje e nderim.

Para flamurit, para të rënëve që flenë në varre mermeri.

Veç ajo Abetare mbetet e hapur ballë kohës me gjëmim

Asnjë shqiptar nuk do e harrojë atë brez pas brezi.

Nga Gjeorgjina kapaj Athinë 27/11/2024