Absurd-Valbona Kolaveri


Ti absurd,

Trajtë e plotë e të pamundurës,

Tokave të shpirtit tim

Mos u tret të lutem

si eteri ajrit,

Kur frymë kërkoj tē marr

Nga ti

Mos u zhduk

Si hiri erërave të marra,

Kur zjarrit tënd,

Dua të digjem

Mos u mbyt

Thellësive,

Botëve të panjohura

Ishujve të bardhë,

Lashtësisë,

Ndjenjave tē mia

Aty,

Ku mistikat

Më tërheqin,

Të të ndjek

Kodimesh

Mos u zhduk me dritën

Qē ma solle ëndrrës,

Kur hënën e takova

Lotësh,

Netëve pambarim

E kësisoj po lutem,

Dhe diellit i pērulem

Të më ngrohë absurdesh

Njëjtë siç bën dhe ti..