Adelina Mina-“Vjeshtëzë e tretë”


“Vjeshtëzë e tretë”
Më duken të pafundme ditët në sytë e tu vjeshtë,
Gjetheve të mjalta derdhen furishëm imazhe,
Me rropamë dalldisur lënë kujtimet trungjeve të lashta,
Ravijëzohen ëndrrat diellit portokall vrarë reje.

Vjeshtëzë çka është e bukur e papërsëritur,
Këpucët e tua qullen në ujë ç’mrekulli dhembshur,
Dhe dielli me një të verdhë të pjekur,
Përndez dashurinë, oh, që dënes rrebeshit.

Vjeshtëzë pa naze, krahëlëshuar, pa petka në shtat
Me ditë të shkurtra, si me të qarë shumëfishohen rrëketë,
Gjetheve të kuqe të përgjumura përhumbesh,
Poezia në shtratin tënd flladit mendimet.

Më duken të pafundme ditët në sytë e tu vjeshtëzë,
Gjetheve të mjalta derdhen furishëm imazhe,
Eh, mallit të pafaj si dhembje shpirti i shtron të flaktat fletë,
Ndrojtur i dorëzohesh dimrit idhnak vjeshtëzë e tretë.
– Adelina Mina
@Të gjitha të drejtat të rezervuara

About Post Author