Adelina Pali:Ndjesë vetes


Ndjese vetes

Nëse mes jush kam fal shumë mirësi,

edhe pse shumë dashuri kam dhuruar,

nuk e di nëse kam gabuar… nuk e di,

mbase ndjesë vetes kam për t’i kërkuar.

Ah,kjo mirësia është dhuratë e rrallë,

por ndoshta e hodha tek ata që s’e merituan,

mes zhgënjimit pyes veten: “Pse vallë?”

Ndaj vetes i kërkoj ndjesë, dhe vuaj.

Befas i them vetes: “Je kaq e çmuar!

Se nuk më braktise kurrë, forcë më dhe.

Edhe pse mes kësaj mirësie veten kam harruar,

Më mbështjell dhe më futet në shpirt me nge…

Adelina Pali

About Post Author