Ç’më ka mar malli ……..
Ç’më ka mar malli
Për një kengë bilbili
Për një ujë zalli
Dua , që të ngjitem
Nëpër kodra , brigje
Shkëmb më shkëmb të hidhem
Nëpër rrugë e shtigje.
Ku , më rriti nëna
Në trojet e mia
Ku , buçet kënga
Dhe ngrihet dollia.
Për ato lugina
Malli më ka mar
Të bredhë në lëndina
Mbi lule e bar.
Të shkel përmbi vesë
Ku , shkel dhe thëllëza
Pas gjurmës kopesë
Brinjave në rrëza.
Të shoh dhe mëllënja
Kur , lozin në ferra
Nën gjethet e rëna
Të gjej mollë të egra.
Ç’më ka mar malli
Për një kuvënd burri
Për një oxhak zjarri
Ku , peshon shumë guri.
Me barinjtë në stane
Dua të ngreh tëndën
Të dal në livadhe
Dhe të loz me Hënën.
Të shkoj pas vëzhdagës
Ftujës me baluke
Dhe vesën e natës
Ta mbaj përmbi supe.
Malli për vatan
Jo , nuk ka të sosur
Ai , bashkë me xhan
Është i nakatosur.( perzier ) .
