Dola një natë nga fshati
Se , nuk më linte meraku
Pashë shumë lagje , stërr ” surrati “
Ato lagje , që dikur
Gumëzhinin nga hareja
Ìshin gjithë lezet dhe nur
Me djemë e vajza të reja.
Ç’është kështu me vete thashë
Ç!po bëhet në vendin tim
Një dritë të ndezue s’e pashë
U mbusha me dëshpërim.
M’u kujtua fëminia
Kur , ne loznim derë më derë
Dilnin nënat te avllia
Na jepnin në dorë sheqer.
Tani lagja rri e heshtur
Ka rënë në gjumin e thell
Çdo gjë duket , si e vdekur
S’len as qën , as këndon gjel.
U mundova të hyj brënda
Por , dyertë i kish mbytur ferra
Të shihja , kur ato nëna
Thurnin triko , bënin gjella.
Në mendim të thell , unë rashë
Për ato lagjet e shkteta
Fola me vete dhe thashë
Si u lashë dhe si u gjeta..
Ku është puna e të parëve?
Me , sa mund i kishin ngritur
E nënave , baballarëve
Tani kanë mbetur braktisur.
Rënë muri , rënë çatia
Portat të kalbur nga shiu
Atje , ku ish bukuria
Tani s’gjen një këmbë njeriu.
Le të bredhësh gjithë dynjanë
Dhe paraja , le të mbyt
Por , asnjë nuk ta shëron xhan
Përveç , se vatani yt.
…………… Adem Nuhaj …….
