Adem Nuhaj-Gjitonja


………….. Gjitonja …………

Ballë për ballë ballkonit

Më del një syshkruar

Si , lulet e honit

Flokët mban lëshuar.

Si , nepërkë me pika

Veshur një fustan

Flokët rrica , rrica

Bën sikur i than.

Lulet në saksi

Bën sikur vadit

Si , mënjanë më rri

Nga unë i hedh sytë.

Kur , del e bën lajka

Seç më merakos

Me trupin , si ngjala

Mua më xhindos.

Është si zanë mali

E vogël kokone

Sa , më gëzon xhani

Që e kam gjitone.

Më del në dritare

Buzën vë në gaz

Them ta bëj manare

Prandaj nuk e ngas.

Në buzë e mbaj fjalën

Dhe nuk e ngacmoj

Them , sa t’i gjej anën

Të dal , ta takoj.

Sikur e kuptoi

Që , s’më lë meraku

Doli edhe shkoi

U ul posht te parku.

Kokën nga unë ktheu

Në stol ulur ishte

Mua më rrëmbeu

Me nurin , që kishte.

Pranë vajta u ula

Faqa i kuqoi

Kur , në buzë e putha

Syri i lotoi.

……… Adem Nuhaj ……..

About Post Author