Adem Nuhaj

…… Të shihja , kur flije ……
Në dritaren tënde
Pikë e shiut pikonte
Ti , flije si qëngje
Te streha , unë erdha
Të mbrohem nga shiu
Them , të hyj nga dera
S’di ç’të bëj i ziu.
Floku yt i dredhur
Hedhur mbi surrat
Dhe gjoksi i hedhur
Kish rënë mbi krevat.
Erdha , si firari
Te shtëpia jote
Digjesha nga zjarri
Zemra më gufonte.
Të shihja , kur flije
Mbuluar pa mbuluar
Ashtu , si në hije
Gjoksi ish zbuluar.
Shiu me të rrudhur
Vazhdonte të binte
Syri yt i bukur
Vazhdonte të flinte.
Mbeta , si firari
Unë , vërdall shtëpisë
S’di ç’të bëj i vrari
Ç’t’i bëj dashurisë.
Ashtu , si pranvera
U çel dashuria
Po , nuk m’u hap dera
Do hyj nga çatia.
Me buzët e mia
Të puthë ata sy
Të më mar stuhia
Po , s’të zgjova ty.
Ty , të zgjoi ëndërra
Dhe ma hape derën
Unë , kur erdha brënda
Aty pashë pranverën.
………… Adem Nuhaj ………..