Adem Nuhaj-Vlorë moj Vlorë , sa të shkon nuri…


Adem Nuhaj

  · 

……. Vlorë moj Vlorë , sa të shkon nuri …….

Vorë moj Vlorë , sa të shkon nuri

Si , një nuse me kurorë

Se , aty u ngrit ” Flamuri”

28 – Nëntor..

Nga Vermoshi gjer në Dropull

Festojnë fitoren e madhe

Edhe malet rreth e rrotull

Duken sikur hedhin valle.

Feston kombi shqipëtar

Feston dhe matan kufirit

Për ” Flamurin Kombëtar “

Që e kanë , si dritë e syrit.

Krenohu , ndihu krenare

Për ” Ditën e Paversisë “

O moj Vlora bregdetare

Ti , je zonja e shtëpisë.

Hapi krahët dhe u ul

Shqiponja zbriti nga mali

Edhe mbeti në flamur

Që , ngriti Smail Qemali.

Erdhën trimat nga Kosova

Vlora tha ” Mirësetëvini”

Erdhi vet nga trojet tona

Trimi Ìsa Boletini.

E firmosën ” Pavarsinë”

Te ty Vlora heroike

E nderove Shqipërinë

Ndaj dhe mbeti historike.

Ndaj , ne sot jemi krenar

Për flamurin me shqiponjë

Kemi qënë , jemi shqipëtar

Shqipëria nëna jonë.

………… Adem Nuhaj …………

About Post Author