Hapma zëmrën mua ……..
Ç’më doli përpara
Një thëllëzë syshkruar
Ì bëra shakara
M’u duk e mërzitur
Nuk e di . se ç’kishte
Rrugës duke ikur
Me gojë nuk më fliste.
Ì thashë , ç’të ka gjetur?
Hapma zëmrën mua
Mos më rri e vrejtur!
Se , unë ty të dua.
Dhe lulet e malit
Nuk mē hyjnë në sy
Besë , ke sytë e ballit
Që , të shoh veç ty.
Edhe , kur kam etje
S’e shuaj dot në krua
As në lumenjë , dete
Veç buzëve të tua.
Dhashë e dhashë e mora
Me atë lanete
Sa , mërzinë ia nxora
Filloi , që të qeshte.
Sikur doli dielli
Kur , i qeshi buza
Me sy , zjarre ndezi
Më rrëmbeu e putha.
Shakat , që i bëra
Ìshin marifete
Ndaj u dha e tëra
E bëra për vete.
Nuk ka vënd mërzia
Dhe s,ka as qedere
Kur hyn dashuria
Si , lule pranvere.
Plot fruta të ëmbla
Mjaltë të bëhet jeta
Kur , dashuron zëmra
S’dashuron kuleta.
