Adem Nuhaj:Kush të bëri kaq të bukur?……


Kush të bëri kaq të bukur?……

Moj thëllëzë syrin me pika

Që , këndon në ato gryka

Kënga jote gjithë lezete

E dëgjoj më bën për vete.

Thëllëzë moj zogëz e reallë

Të shikoj e nxjer mallë

Të shikoj në ata male

Kur këndon edhe hedh valle.

Në ato gurrat me shkumë

Ku pi ujë do pi dhe unë

Kur shkon mbi bar të vesuar

Thëllëzë më ke marruar.

Fshatin Ti me këngë e zgjon

Kur , në rrëza ligjëron

Me atë zërin e lar

Dimërin e bën behar.

Moj thëllëzë vetull kurorë

Del , si lule mbi dëborë

Dritë hëne del në brinjë

Rreze dielli mbi shkëmbinjë.

Kënga jote shërim xhani

Me ty zbukurohet mali

Kaq të bukur kush të bëri?

Lule çelur te shullëri.

Kur më shkon te udhë e madhe

Dashurisë Ti i ndez zjarre

Syri yt brënda qerpikut

Lëshon vapën e korrikut.

Zeri yt këngën kur nxjer

Dashuri edhe pranverë

Thëllëzë e rritur mbi gur

Je ilaç për të sëmur.