Adem Nuhaj:Lozim nëpër ëndërra…


Lozim nëpër ëndërra ……..

Zemrën ma ke mar

Edhe pse je largë

Atë e ke vrar

E ke bër me plagë.

Shpirti , po më digjet

Zjarr nga dashuria

Për ty i hap shtigjet

S’pyet nga largësia.

Kur , ne biemë në gjumë

Mbyllim ata sy

Herë vjen ti te unë

Herë vij unë te ty.

Lozim nëpër ëndërra

Si , nëpër lëndinë

Unë të puthë te zëmra

Dhe ti më puthë synë.

Në ëndërrat e vona

Digjemi , si prushi

Ti piqesh , si molla

Unë piqem si rrushi.

Lartë e poshtë nga lumi

Të dy përqafuar

Por , kur na del gjumi

Prap shumë të larguar.