Më vjen keq ………….
Më vjen keq për këto vënde
Për këto vëndet e mia
Natë e ditë e shkoj ndër mëndje
Po ikin , po i lënë shkretë
Këto troje të bekuara
Është një zë , që u thërretë
Janë nënat e moshuara.
Më vjen keq , kur e shikoj
Vëndin tim të shkatërruar
Duke ndënjur i mendoj
Ku është puna e ndërtuar?
Plot uzina , kombinate
U ndërtuanë me mund e djersë
Djersë e asaj popullate
Ìshin jetë dhe ishin shpresë.
Më vjen keq për ato ara
Që , s’mbarohej bereqeti
Kur , hidhej dhe mbinte fara
Valëzonte , si dallgë deti.
Më vjen keq , më pikon loti
Për kodrinat plot brezare
Se , janë bërë , si kot së koti
Dikur ullinjë , portokalle.
Përlotem për vëndin tim
Ku , u linda dhe u rrita
Të gjithë shkuar në emigrim
Po humbet edhe tradita.
Kjo më dhëmbë më shumë , më tret
Se , po zhduket dhe zakoni
Ndaj nëna lë amanet
Traditën mos e harroni!
Nga kultura , gjuhë e nënës
Nga traditat dhe zakoni
Dhe nga këndimi i këngës
Dallohet , kombi nga kombi.