Moj shelegia pilurjote ………
Moj shelegia pilurjote
Tëndë për mua bashka jote
Kur fle te dera e vathës
Ai syri yt me pika
Kur më sheh të lëshon xixa
Kur , unë ngjitem lartë në brigje
Ti , më vjen , si një okiçe.
Moj shelegia flokë gjatë
Te lisat veron në vapë
Te lisat lartë në korie
Për ty culës unë i bie.
Kur shkon për të mbledhur shkarpa
Vij me ty , mos të zër nata
Të mbaj flokun tënd mbi supe
Mos të plekset nëpër shkurre.
Moj shelegia pilurjote
Lezeti asaj kullote
Dhe kur shkon për ujë në krua
Dallon nga shoqet e tua.
Kur kam gjumë në ato vënde
Do të fle në bashkën tënde
Trendelinë aroma jote
Moj shelegia pilurjote.
