Na erdhi pranvera …
Na erdhi pranvera
Çelën manushaqe
Çeli dhe leshverdha
Dhe nëpër lëndina
Bari ka djersitur
Flokë trendelina
Lule është rritur.
U ngjita mbi krua
Lartë në një faqe
Për miken , që dua
Të mbledh manushaqe.
Shkurreve i mblodha
Dhe i bëra tufë
Përmbi gjoks ia hodha
E putha në buzë.
Pastaj mëndë nuk mbaj
Ç’u bë n’ato gryka
Te gusha e saj
Me aromë u mbyta.
Më mbuloi me flokë
Si , me fije ari
Siç mbulohet plot
Me lule dhe mali.
Mbi ne fluturonin
Këndonin bilbilat
Zemrat na gufonin
Shpërthenin dëshirat.
Moj pranverë na prure
Gjithë bukurinë
Siç çel këto lule
Çel dhe dashurinë.
