Adem Nuhaj:Për ty s’më zë gjumi


.. Për ty s’më zë gjumi ……..

Siç më kishin thënë

Ti , dole vërtet

Si , e lar në Hënë

Si , njgjala në det.

Përmbi gjoksin tënd

Dua të mbështetem

Si , bora mbi shkëmb

Aty le të tretem.

Të bëhem , si krua

Si , ujë i perndisë

Dhe faqet e tua

Dua t’i vadisë.

Si , bora nga dielli

Të shkrijë nëpër faqe

Të rrëshkas nga beli

O moj manushaqe.

Merak më ka mbetur

Syri yt me çika

Si , serinë e pjekur

Varur nëpër lisa.

Për ty s’më zë gjumi

Nuk po gjej rehat

Moj të mart lumi

Hajde veç një natë.