Adriana Kongjini Bala:”Mos më prit Nënë se nuk vij dot……”


“Mos më prit Nënë se nuk vij dot……”

Mos më prit Nënë se dot nuk vij,
Jam në tren Nënë me shokë e mi,
Nuk kuptoj Nënë kam ftohtë mbërdhi,
Lule me duken kudo, janë ndezur qiri.

Mos qaj Nënë se jam bërë engjëll,
E di Nënë që më doje nuse me dhëndër…

Kurorë do më thurën shokët se janë plot,
Mos qaj Nenë se mbytem me lot,
Me ndihmo Nenë se nuk çohem dot,
Po digjem Nënë bie erë barot,
Nuk shikoj Nënë nuk të flas dot,
Po ikij Nënë , …se është e reme kjo Bot,
Më dërgove në shkollë Nënë,
Po nuk mbarova dot,….?????

Po shkoj në yje Nënë nuk roj dot në tokë ,
Botë gënjeshtarè Nënë të dua shumë fort.
Lamtumirë Nënë po të le me lot…
**********
“Kushtuar të vrarëve nga përplasia e dy trenave në Greqi.”