“Mos u tremb nga “tufani”
Vjen një rast që mendjen të trubullon ,
Si valët në breg kur përplasen ato,
Si shkëmbi që s’thyhet I duron,
Përsëri me buzëqeshie I pret kudo.
Me kokën lart dhe jo zemëruar,
Nuk kthen përgjigjie me inat,
Durim ku zoti të ka dhuruar,
“Hambar” e bën barkun dhe pse syrin e lag.
Vjen si stuhi pa pritur nĵë ditë,
Kur të thonë që ndodh dhe kështu,
Mos u dëshpëro se shumë “ke pritë,”
Bëhu prapë e “fortë “edhe këtu.
Si zgalem “fluturo “mbi ato vende,
Aq shumë I dëshiron kur ke hall,
Brigje lumenj në fusha me dele,
Ato sodit se do nxjerësh mall.
Mos u tremb kur nga” tufani”,
Qëndro burneshë dhe mos u tkur,
Fluturo me krahë si shqiponjë mali,
Le të bien “rufetë” mos u dorëzo kurr.
Do kalojnë dallgët mbi brigjet e fortë,
Do kalojë dhimbjet mbi trupin tënd,
Po prapë do shkruash edhe të thonë,
Do qëndrojë guri prapē në vend.
