Adriana Kongjini Bala:Nuk e di …..më thërasin:” Poete”?


Nuk e di …..më thërasin ” Poete”??

Jam një vajzë ritur në male,

Mbi valēt e detit Joni,

Në një fshat ku hidhen valle,

Aty ku pêr të shkroi Bajroni.

Atje ku këndoi Lefteri,

Atje ritur me ujë bore,

Aty ku me shumë dashuri,

Shkroi këngët popullore.

Jam e ritur në Vanovë,

Bashkë me shoqet e mia,

Aty gjeta dashurinë,

Nga zemra lindi poezia.

Atje kam shumē kujtime,

S’kam mbaruar universitete,

Po brenda nga zemra ime,

Burojnë vargjet si valët mbi dete.

Kur mësuesi na shkruante,

Në dërasën e zezë për hartim,

Me vargje mbushja faqen e fletores,

Nuk kisha merak për bukurshkrim..

Nga malet e Pogonicës e piva çajin,

Nga fusha plot me rush dhe me verê,

Me gjak të pastêr e kam damarin,

Dhe vargje nga shpirti do thur përherë.

Më thërisni poete dhe më vjen çudi,

Mar penën dhe shkruaj seç kam nē mendje,

Jam e gëzuar ju them përsëri,

Për gjithë bukuritë që shoh me vëmendje.

Nuk e di po quhem poete,

Nuk e di a më takon ,

Veç se dashuri do rjedhèn në bejte,

Si ujët e kalbaqit ato do kullojnë.

About Post Author