Adriatik Jaçe-Përsëri vjeshtë


Përsëri vjeshtë.

…përsëri vjeshtë.
Trupcopat e zbuluara sa vijnë e rrallohen,
Copëzat tokësore nxitojnë të zbulohen,
ugari griset aty këtu nga metalzvaritës
që përzjejnë zhurmat në aljazhe tymnxira.
Ndë pemë e ahishte koncertepilogu i zogjve zgjon ende mëngjeset…
…flladi rrëmbehet nga erërat  që fryjnë nga jugu.
Trupi s’di çfar veshur të mbajë,
në çast qielli rrëzon pikla shiu…
e pas pak diell nxiton që të dalë.
…tani ombrellat harohen,humbin…
ndërsa shiu të zë sërisht zbuluar.
Sheshet e rrugët ndërojnë më shpesh qilimat,
gjethnajat rrëzohen duar-duar,e në copa rrugësh arrnohen…
…qielli gjëmon shpesh herë kotësisht..
dhe reja ngarkohet në çast lagështirë,
të duket sikur po zbrazet këtu…Sa është nxirë!
por shtrydhet më tutje në çast tërsëllimë
…tekanjoze vjeshta,herë qan herë qesh…
herë vesh fustane të gjata,herë herë gjith trupin e zhvesh….

© Adriatik Jaçe
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
  Dt:02.10.2022

About Post Author