Aeroporti


Albana Hodaj

Mes krahëve të avionit dy zemra

Njëra qan e tjetra çan qiejt

Po thyhet kjo imja në porta çekini

Nga një përqafim si drita i shpejtë..

Pas këtij avioni tek ngrihet ngadalë

Një copë shpirt imi po mbetet

U ndamë sërish në mallin e gjallë

Që as nuk thahet e as nuk tretet…

Mbi re do shtrohen këta lotë

Dhe qielli ndoshta shi i zbret

Lagur qoftë ky shpirti im

Që ndarja bir kaq shumë e vret…

Më fal dhe ti motër që dot s’më përcolle

Se qan më shumë se unë

Më prite si fëmijë, me tullumbace gëzimi

Sa vetë  do rrish netë pa gjumë…

Se ndarjet janë brengë e madhe

Aq më bën në më shohin tani

“Pegasus” sapo u ngrit

Në bord një shpirt me shi…

About Post Author