Aferdita Hadaj-“Lotët e nënës”


“Lotët e nënës”

Ti yllë…. i planetit,
moj e bukura nënë.
Lotët syrit tëntë
Si dimantë, rënë.

Zoti të krijoi, të
ngarkoi shumë halle,
prandaj per familjen,
je dashuri e madhe.

Eh mojë burrëneshë,
Sa shumë që duron.
Halleve të rënda,
ballë ju bënë, gjithmon.

Dhe në qoftë se fati,
dhimbje të shkakton,
Ti para familjes
lotët i maskon.

Kur pyesin fëmijët,
Pse po qanë moj nënë???
Asgjë more bijë,
Kujtimet…smë lënë.

Qëkur zoti femrën,
krijoj në ktë botë.
Dete oqeane, kanë
mbushur me lotë.

Sa ujë…..kan detet,
grimca shkretetirat.
Aq urime marçinë
Nënat…zemër mira.❤️🌹❤️🌹❤️🌹❤️🌹❤️!!!

Afërdita Hadaj
/4 /10/2022/
Këlcyrë !! 

About Post Author