Aferdita Hadaj-“Trëndelinë e bukur”


Aferdita Hadaj

“Trëndelinë e bukur”

Trëndelin e bukur
lartë në trebeshinë,
çi marrose njerëzit
plakun dhe të rinë.

Me bukurin tënde
marrose dynjanë,
hënën edhe yjet
ty moj kur të panë.

Trendelinë e malit
rritur në dëborë,
dil pak nga kuvlija
bashk të bizetojm.

Dil o yll i bukur
se ka ardhur prilli,
këngës ja ka marë
kaq ëmbël bilbili.

Dil billonja ime
se po vjen dhe maji,
urorë trëndelinash
do të thurë beqari.

Seç ma le dëborën
zbrite tatëpjetë,
e bukur sorkadhe
me çapin e lehtë.

Bashkë u takuam
unë ti dhe bilbilat,
dhe ja nisëm
këngës, porsi kanarinat.

Bukurija jote më
dehu kaq shumë,
trëndelinë e bukur
Me aromë, parfum.

Kurorë plot me
lule lëndinave
i mblodha,
mbi kokë ti qëndisa
dhe të përqafova.

Trëndelinë e bukur
paske lind për mua,
më dhe emrin burrë,
të dhash emrin grua.

Afërdita Hadaj

About Post Author