Afërdita Hadaj-“Vajza Labe”


“Vajza Labe”

Një labe si vita,
vetëtimë shkojë.
Bukurija….e sajë
sytë seç mi verboi.

Gërshetat e saja,
hedhura pas belit.
Vetullat shushunjë,
sytë ngjyrë e ylberit.

Tu qepa nga mbrapa,
të pyeta moj xhane.
Mos je e martuar,
apo je beqare.

Ti më buzëqeshe,
ëmbël më shikove.
Me vështrimin tëndë,
mua,,,,më shajtove.

Djalë unë jam beqare,
Vajzë nga Tepelena.
mbesë e Ali Pashës
rritur në bedena.

Vajzë,,,,labërije
plot hire dhe nure.
Bukuri e rrallë,
mua çmë sëmure.

Ti o yll i bukur,
hidhi sytë mbi mua.
Mos më lërë të zverdhem si ftojë, dhe limua.

Për bukurin tënde,
unë po qaj me lotë.
Se jamë djal beqarë,
dhe nuk duroj dotë.

Ti selvi e gjatë,
me lastarë të njomë.
Ke lindur për mua,
princesha billonjë.

Vajzë nga labërija,
bukuri e rrallë.
Djali nga Përmeti
ta hodhi sevdanë.

Mbretëreshë
e bukur….nur i vajzërisë.
Të dy lidhën jetën,
luletë e rinisë.

Vajzë ngaTepelena,
djali nga Përmeti.
Të dy vunë kurorë,
jetojnë…..si mbreti.

Afërdita Hadaj. 

About Post Author