Aferdita Hadaj:”Dialogoj me Hënën”


“Dialogoj me Hënën”

Netëve të gjata,

sa her gjumë,

sfle dot.Dale dhe

djalogoj, me hënën

e plotë.

Ç’ke më pyeti hëna,

ç’të mundon moj nënë?

Fshijë sytë

e lodhur, nga lotët

e rënë.

A’hhh moj hënë

e bukur, më bren

një merak, fëmijët

në kurbet, më kanë

ikur largë.

U bënë vite shumë,

që më djegë ky mallë.

T’i që shëtit botën, vallë

mos m’i ke parë ?

Kanë vite larguar,

ndarë, nëpër botë.

Largë nga gjiri nënës,

ndarë me mallë, dhe lotë.

Për nipat dhe mbesat, që lindën andej.Sa mallë

kam për ta, erën

t’ua ndjejë.

Për moshën që kemi, jam nënë, e sdurojm

dotë.Kam frikë

se do vdesë, dhe

me ta s’takohem

dotë.

A’h, kurbet i mallkuar,që na vrave shpresën.

Na i kthe fëmijët, para se të vdesim.

T’i, moj hënë madhore, e bukur hyjnore.Po pate mëshirë, më plotëso,

një dëshirë.

Netëve të gjata,

kur botën

të ndriçoni.

Zbrit një yll nga qielli,

një mesazh, të m’ju dërgoni.

Mesazhin për ju

t’ju thori, nëna juaj

dërgon.Kur t’a hapin t’a lexojnë, nënë zezën, t’a kujtojnë.

Kthehuni bijtë e mijë,

ju pret nëna, me mallë.Qekur keni ikur, lotët s’më janë tharë.

Ika, hënë e bukur.

të marrë, një sy gjumë.

Mos i shoh

në ëndërra,

të c’mallem më shumë.