Një flutur e bukur,
Çdo natë më viziton.
Mbrëmjeve të gjata,
më qëndron.
Thonë se shpirtëra
janë, këto flutura
në shtpi…….!!!
Vijnë na vizitojnë,
dhe ikin përsëri.
Mbi kokë ndonjëher,
më ulet më qëndron.
Janë shpirtra,
të bekuar, që vijnë
na vizitojnë.
E di,se nga kjo jetë,
shumë më janë
larguar, një nga
një…këta ëngjëj,
vinë për të na vizituar.
Ulem e cfilitur,
me të nis djalogoj.
Të lutem,
më trego, tek unë kush te dërgojë ???
Vazhdoj e pyes,
me dhimbje,
mos je babi imë?
Ajo mbi kokë
më rri,më shehë
me përmallim.
Mos do dritë
o ëngjëll, atje
ku po pushonë??
Apo amanetet,
vjen dhe më tregon.
Se si the dotë gjallë,
në kohën e shpirtit.
Se vdekja e’mallkuar,
Të mori dhe spriti.
Amanetin tëndë
dheu nuk e tretë, qofsh,mallkuar,
vdekje që vret,
edhe pret.
Ti flutur e natës,
sa herë më viziton.
Shpirtin ma cfilit e
zemrën ma lëndon.
Flutura e natës,
kur vjen ju viziton. Mos e vrisni kurrë, se është shpirt
që ju kërkon.
Ju o njerëzit tanë,
të larguar,
nga kjo jetë.
Në krahët e Zotit,
u preheshi të qetë.
