(Mjalti mjaltit)
Nipat edhe mbesat,
janë dashuri.
Lumë gjyshja dhe gjyshi,
Janë mbrekullija,
janë mjalti i mjaltit,
Se kotë,,,nuk i thonë
Evlati evlatit.
Aqë shumë i duam,
me ledha i mbajmë.
Kaq shumë skemi dashur,
as fëmijët tanë.
Aroma….e tyre,
oksigjen i frymës.
Erë e borzilokut,
erë e trendelinës.
Kur nga larg,na
vijnë,në avlli bërtasin.
O nëna,o gjyshi.
Lotët na rrëshqasin.
Cicërimë e tyre,
tinguj…….violine.
Kur zënë e lodrojnë,
me ëndërrat e tyre.
Dhe kur faje bëjnë,
fajin vet e marim.
E qortojmë,nusen,
qortojmë,dhe djalin.
Ju pres me dallandyshet,
Të më vini ktë behar.
Ju o zemrat e nënës,
kosherja me mjaltë.
Me ta, mbretërofshim.
paçim zemrën plotë.
Nipa edhe mbesa,
na i falçë o zotë.
