Afërdita Hadaj:Perla jonë e bukur


Perla jonë e bukur,

me ujë,, si kristali.

Kush nuk të ka ardhur…..

për pushim nuk ndali.

Për bukurinë tende,

që në zemër mban.

Çdo djalë dhe vajzë,

këtu etjen shuan.

Në diellin e nxehtë,

në behar kur bije.

Tek ty lagin buzët,

o “perlë” bukurie.

Me ujin plot shkumë,

Ndarë anë e mbanë.

Me Vjosën në mes,

Ti ndriçon dynjanë.

Gryka jonë e bukur,

lulëzon në çdo stinë.

Dy malet përballë,

si kurorë të rrinë.

Dy pika pushimi,

janë ngritur aty.

Për dasma ahengje,

vijnë për kënaqësi.

Ata djem dhe vajza,

që pushojnë aty.

Dhe pse janë larguar,

të kanë, nostalgji.

Më shumë bukurinë,

ty ta shton freskia.

Të pushosh tek ty,

është vetë mrekullia…….

About Post Author