“Trëndafil Përmeti”
Trëndafil Përmeti
që çel në agime.
Nur i bukurisë.
simbol dashurije.
Vajzat e Përmetit
bukuri e rrallë.
Ngrihen që më natë.
erën për t’ju marë.
Në mes trëndafilave,
mbin dhe borzilok.
Bukuri e rrallë,
harmoni e plotë.
Kur pranvera vjenë,
dhe njerëzit gëlojnë.
Erë e trëndafilave, kudo kundërmon.
Aty mes barçeve,
plot me trëndafila.
Bëjnë dasmat e tyre,
Vajzat me bandillat.
Sazet e Përmetit,
seç i shoqërojnë.
Kabat e Laverit,
zemrën ua shërojnë.
Likeri i trëndafilit,
nga nënat duar arta.
Me likot…famoze,
qerasin në dasma.
Për Përmetin tonë,
pak vargje i shkrova.
muzën për të shkruajtur,
nga bukurit e tua mora.
