Aforizma nga Eleni Birçaj


Mos e urre dikë që nuk e arrin dot, nëse je i paaftë, është problemi yt dhe jo i atij tjetrit.

   Të jesh i fortë nuk do të thotë të jesh i pathyeshëm,por t’u rezistosh rrymave ku mund të përfshihesh gjatë jetës .

   Bima që i ka rrënjët në shkëmb ushqehet prej forcës së tij,ndaj është më rezistente nga të gjitha të tjerat.

   Përroi gërryen shkëmbin ,por s’mund të rrafshoj malin.

  Gjarpri të kafshon kur e shkel dhe për vetëmbrojtje, njeriu pa e prekur fare.